Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 5 prill?

  • Astrit Lulushi

Saint Patrick

Saint Patrick

456 - Shën Patriku kthehet në Irlandë si peshkop misionar. Në shekullin V, kur ishte 16 vjeç, ai u rrëmbye nga shtëpia e tij në Angli, dhe u mbajt skllav në Irlandë, ku jetoi për gjashtë vjet përpara se të arratisej dhe të kthehej pranë familjen. Pasi u bë klerik, Patriku, shkoi në Irlandën veriore dhe perëndimore, ku më parë ishte mbajtur si skllav. Ai shërbeu si peshkop. Në shekullin VII, emri i Patrikut ishte përhapur gjerësisht - ai kishte kishte filluar të respektohej si Shenjt mbrojtës i Irlandës.

1869 - Në Nju Jork, vdiq në moshëm 109-vjeçare, Daniel Bakeman, ushtari i fundit i Luftës amerikane për Pavarësi. Më 14 shkurt, 1867, Kongresi i Shteteve të Bashkuara miratoi një akt të veçantë për t'i dhënë Bakemanit një pension. Ky Akt ishte i nevojshëm për shkak se Bakeman nuk mund të provonte se kishte marrë pjesë në luftë pasi të gjithë dëshmitarët kishin vdekur.

1897 - Fillon Lufta greko - turke, e quajtur "Lufta 30 ditëshe", midis Greqisë dhe Perandorisë Osmane. Shkaku ishte çështja e statusit të provincës së Kretës nën kontrollin osman, dhe grekët kërkonin bashkimin e saj me Greqinë. Si rezultat i ndërhyrjes së Fuqive të Mëdha, pas luftës, Kreta u bë shtet autonom nën sovranitetin osman, me Princin George të Greqisë si Komisioner të Lartë. Kjo luftë ishte gjithashtu përpjekja e parë me të cilën Greqia si shtet provonte veten ushtarakisht dhe politikisht që pas shpalljes së pavarësisë në vitin 1821.

1939 – Tiranë, ora 6 e mëngjesit, 101 të shtëna topash lajmërojnë lindjen e princit shqiptar të kurorës. Mretëresha Geraldina kishte lindur me anë të një operacioni cezarian trashëgimtarin e fronit Leka Skander, (emër sipas Aleksandrit të Madh). Banorët e Tiranës u trembën nga të shtënat – vendi ndodhej 2 ditë para pushtimi. Galeazzo Çiano, ministër i Jashtëm italian, do të shkruante në Ditarin e tij nën datën 5 prill: “Opinion ndërkombëtar është i qetë, aq i qetë sa dyshoj se di gjë rreth tensioneve midis nesh dhe Zogut”.

1950 - Fillon në Pragë gjyqi për spiunazh kundër peshkopëve dhe priftërinjve, ndërsa qeveria çekoslovake kishte filluar sekuestrimin e pronave të kishës (shkolla, jetimore, shtëpi pleqsh të sponsorizuar nga komunitetet fetare).

1951 - Julius dhe Ethel Rosenberg, amerikanë, spiunë atomikë për sovjetikët, dënohen me vdekje.

1955 - Njeriu i thënies "kurrë mos u tërhiq", Winston Churchill, (1874 -1965) jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit britanik, Anthony Eden zë vendin e tij. Churchilli kishte pësuar një goditje të rëndë në tru në qershor të vitit 1953 që i preku atij aftësinë për të folur dhe ecur. I vetëdijshëm se ishte ngadalësuar si fizikisht dhe mendërisht, Winston Churchill doli në pension.

1969 - Lufta e Vietnamit: Në shumë qytete amerikane fillojnë demonstrata masive kundër luftës.

1996 - Aktori Marlon Brando bën komente anti - semite në televizion në programin "Larry King Live". Brando tha se Hollivudi drejtohet nga hebrenj dhe është prone e tyre dhe se ata duhet të kenë ndjeshmëri më të madhe ndaj çështjeve të njerëzve të cilët janë duke vuajtur. Aktori i njohur u shpreh i zemëruar me disa prodhues filmash për portretizimin e grupeve të pakicave në mënyrë negative duke mos portretizuar hebrenjtë në të njëjtën mënyrë. Komentet e tij shkaktuan stuhi kritikash. Të nesërmen, Brando u takua me udhëheqësit e komunitetit hebraik për të kërkuar falje. "Ai qau dhe iu deshën 30 deri në 45 sekonda për të mbledhur veten", tha pas takimit Rabi Marvin Hier për fituesin e çmimit Oskar për rolin në filmin Godfather. Disa drejtues të Hollivudit thanë se Marlon Brando është mik i hebrenjve dhe e falën për komentet. Marlon Brando (1924 - 2004), i njohur si aktivist në lëvizjen për të drejtat civile, mohoi se komentet e tij ishin anti - semite. "Faleminderit Zotit për hebrenjtë, ata janë njerëz të mahnitshëm", tha aktori në konferencë shtypi.

Mendim i ditës
"Kurrë mos mendo se lufta - pa marrë parasysh sa e nevojëshme, ose e arsyetuar - nuk është krim”.
Ernest Hemingway
XS
SM
MD
LG