Lidhje

Nuk dëgjohen më sinjale për avionin MH370


Ekipet e kërkimit në jug të Oqeanit Indian po përpiqen me urgjencë të gjejnë sinjalet elektronike, për të cilat ata besojnë se vinin nga kutia e zezë e avionit malajzian të zhdukur. Që nga e diela, kur u kapën dy tinguj të qartë nuk janë dëgjuar sinjale të reja.

Shefi Australian i kërkimeve Angus Houston tha sot në një konferencë shtypi se pa kapur tinguj të tjerë, autoritetet nuk janë në gjendje të dërgojnë një robot për të kërkuar në dyshemenë e oqeanit.

Ai tha se kërkimet për sinjale nën ujë mund të marrin disa ditë. Me kalimin e kohës vështirësohet gjithnjë e më tepër mundësia për zbulimin e avionit, pasi bateria e kutisë së zezë që do të ndihmonte në përcaktimin e vendodhjes së saj zgjat vetëm për 30 ditë dhe avioni u zhduk pikërisht si sot një muaj më parë.
XS
SM
MD
LG