Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 9 prill?

  • Astrit Lulushi

Severus

Severus

193 - Septimius Severus shpallet Perandor romak nga legjionet e tij në Iliri. Në vitin 191, Severus kishte marrë nga perandori Kommodus komandën e legjioneve në Pannonia të Ilirisë. Kur Kommodus u vra më 192, postin e perandorit e mori Pertinaksi, por Garda Pretoriane nuk e deshi dhe e vrau, duke shpallur Severin perandor. Severi rridhte nga familje e pasur me prejardhje romake italiane nga ana e nënës dhe prejardhje fenikase nga i atit.

1241 – Mongolët fillojnë pushtimin e Evropës. Në Liegnitz, ushtria mongole ndeshet me trupat polake dhe gjermane dhe i mposht ata. Fitorja ishte e plotë dhe komandanti mongol Baidar urdhëroi njerëzit e tij për të filluar mbledhjen e veshëve nga armiqtë e vrarë.

1413 - Henry V, 27 vjeç, kurorëzohet mbret i Anglisë – ai qëndroi mbret deri në vdekje në moshën 35 vjeçare (1422). Legjendat thonë se Henri bëri një jetë të shkujdesur; ai u bë i pavdekshëm nga Shekspiri, dhe pjesërisht për shkak të armiqësive politike. Por dokumentet historike thonë se duke filluar në gusht 1417, Henry V futi përdorimin e gjuhës angleze në qeveri. Ai ishte mbreti i parë britanik që filloi të përdorë anglishten në korrespondencën e tij personale që prej pushtimit Norman 350 vjet të shkuara.

1860 - Francezi Edouard - Leon Scott de Martinville bën regjistrimin më të herëshëm të njohur të zëri të njeriut me aparatin e tij të quajtur fono-autograf. Martinville (1817-1879) ishte librashitës në Paris dhe shpikës amator; ai e kishte regjistruar aparatin në zyrën e patentës në Francë që më 25 mars 1857.

1865 – SHBA, Komandanti i Përgjithshëm i ushtrisë së Konfederatës me rreth 27 mijë ushtarë i dorëzohet gjeneral-lejtnantit Ulysses S. Grant, të ushtrisë së Unionit, duke i dhënë fund luftë civile amerikane.

1867 – Rezultat tepër i ngushtë; me vetëm një votë më shumë, Senati amerikan ratifikon një marrëveshje me Rusinë për blerjen e Alaskës.

1914 - Filmi i parë i plotë me ngjyra, The World, the Meat and the Devil, shfaqet në Londër.

1927 – Anarkistëve italo – amerikanë Sako dhe Vanzeti u shqiptohet dënimi me vdekje nën akuzat për grabitje me armë dhe vrasje.

1928 - Turqia miraton ndarjen e fesë dhe shtetit.

1945 – Në portin Italian të Barit, anija Liberty e ngarkuar me bomba ajrore, shpërthen duke vrarë 360 vetë.

1961 – Në spitalin Foch, Sorensen, Paris, Francë, vdiq mbreti Zog, 65 vjeç - pas shumë vitesh vuajtje nga sëmundja, pa e parë vendin e tij që prej ikjes më 8 prill 1939. Shtypi në Shqipëri heshti plotësisht.

Zogu ishte shtruar në spital më 4 prill, thuajse pa ndjenja nga dhimbjet e forta në stomak. Ai ishte dobësuar jashtzakonisht. Kur u përmend, pa pranë mbretëreshën Geraldinë dhe princ Lekën. Zogu i kërkoi Geradinës t’i silte një revole sepse nëse mjekët do t’i thonin se kishte kancer, ai nuk donte të jetonte më dhe do të vriste veten. E shoqja e kundërshtoi, më kot; pastaj solli armën (pa fishekë) dhe ia la pranë, por mbreti nuk kishte fuqi as për të zgjatur dorën.

Zogu kishte qenë monark absolut, i fortë, efikas dhe, i pamëshirshëm në rast nevoje. "Eshtë kollaj të jesh mbret i 400 milionë skllevërve e robërve, por është tepër e vështirë të jesh mbret i një milion mbretërve, siç jam unë", ka thënë Zogu në një rast.

Historiani amerikan Raymond Hutchison do ta quante Zogun “personazhin shqiptar më të fuqishëm të shekullit XX ose gjatë shumë shekujve që nga vdekja e Skënderbeut të madh më 17 janar 1468”. Leksografi i njohur Stuart Edward Mann, hartues i fjalorit historik Albanian-English, shkruante në paraqitjen e gramatikës së tij shqipe (1932), se “ardhja e Zogut në krye të vendit si president dhe pastaj si mbret, ishte një fillim i mbarë”.

Mbreti krijoi administratën dhe makinerinë e një shteti modern shqiptar; gjatë presidencies së tij, kodi i vjetëruar penal Osman u zevendësua me Kodin e Napoelonit; vendi përparoi në çdo fushë të rëndësishme; ai zhduku banditërinë e trashëguar; përkujdesje i kushtoi arsimit publik; qindra të rinj u dërguan me bursa jashtë shtetit në universitete evropiane (ironikisht mes tyre ishte edhe Enver Hoxha), dhe kur diplomoheshin, ata kthehesin në atdhe ku Zogu i vendoste në poste administrative.

Gjithashtu, gjatë mbretërimit të tij, mbreti Zog u rezistoi përpjekjeve nga Italia për vendosjen e fashizmit në Shqipëri, derisa Musolini u detyrua ta pushtonte, si dhe mbajti marrëdhënie të mira me vendet fqinje.

1963 - Winston Churchill bëhet i pari i huaj qytetar nderi i SHBA-së. Shtatë persona të huaj janë nderuar me këtë titull nga Kongresi amerikan; 5 pas vdekjes; dhe dy, Sir Winston Churchill dhe Nënë Tereza, gjatë jetës së tyre.

Mendim i ditës
"Një gjë që nuk mund ta fshehësh- është kur je i gjymtuar brenda."
John Lennon
XS
SM
MD
LG