Lidhje

Italia shpëton 4 mijë imigrantë


Italia thotë se dy ditët e fundit ka shpëtuar 4 mijë imigrantë në Detin Mesdhe. Ministri i Brendshëm Angelino Alfano tha sot në një intervistë për radion shtetërore se operacionet e shpëtimit dhe të mbërritjes së imigrantëve kanë vazhduar pa pushim dhe se gjendja urgjente e shkaktuar prej këtij fenomeni po keqësohet.

Ai i kërkoi Bashkimit Evropian të bëjë më tepër për të ndihmuar survejimin nga policia të ujërave të Detit Mesdhe, duke thënë se dhjetra miliona dollarët e dhënë për këtë operacion nuk e kanë zgjidhur problemin.

Italia është porta për në Evropë e imigrantëve afrikanë, që kërkojnë t’i shpëtojnë luftës, varfërisë dhe trazirave politike në vendet e tyre.

Italia filloi një operacion të përhershëm detar shpëtimi në fund të vitit të kaluar, pas vdekjes së më tepër se 400 imigrantëve nga mbytja e anijeve në brigjet e italiane.

Alfano dënoi personat që organizojnë udhëtimet e rrezikshme me det nga Afrika Veriore, duke i cilësuar ata “tregtarë të vdekjes”.

Ai tha se rreth 1 mijë e 500 imigrantë kanë mbërritur këtë vit në Itali dhe se qindra mijëra të tjerë janë gati për t’u nisur me anije kontrabandë nga Libia.
XS
SM
MD
LG