Lidhje

Sylvia Mathews Burwell emërohet sekretare e shëndetësisë


Presidenti Barak Obama emëroi drejtoren e tij të buxhetit, Sylvia Mathews Burwell, si sekretare të shëndetësisë, në vend të zonjës Kathleen Sebelius, e cila dha dorëheqjen.

Zonja Sebelius e dha dorëheqjen pas problemeve që shoqëruan vënien në zbatim të ligjit për kujdesin shëndetësor të nënshkruar nga presidenti Obama. Dorëheqja erdhi vetëm një javë pas mbylljes së regjistrimeve për vitin e parë të asaj që njihet si Obamacare.

Javët e para të regjistrimit për programin e ri u shoqëruan me probleme të shumta në faqen elektronike, duke bërë që miliona njerëz të mos hynin dot. Republikanët bënë thirrje për dorëheqjen e sekretares së shëndetësisë por zoti Obama e mbështeti atë publikisht.

Javën e kaluar presidenti njoftoi se gjithsesi periudha e regjistrimeve ishte e suksesshme, të cilat e kaluan shifrën 7 milion të parashikuar nga administrata. Emërimi i zonjës Burwell si sekretare e re e shëndetësisë kërkon konfirmimin e Senatit.
XS
SM
MD
LG