Lidhje

Korrupsioni shqetësim kryesor për investimet e huaja në Kosovë


IFC
IFC
Zyrtarë të Agjencisë për Nxitjen e Investimeve në Kosovë, thonë se gjatë vitit të kaluar ka pasur rritje të investimeve të huaja në vend. Ata thonë se gjatë vitit 2013 investimet e huaja të drejtpërdrejta ishin rreth 250 milion euro, duke shënuar një rritje krahasuar me një vit më parë.
Korrupsioni shqetësimi kryesor për investimet e huaja në Kosovë
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:01 0:00


Në një raport ndërkaq të publikuar në Prishtinë nga Korporata Financiare Ndërkombëtare lidhur me perceptimin e investitorëve për mjedisin e të bërit biznes, thuhet se megjithëse janë bërë përmirësime, shqetësim ende mbeten korrupsioni i lartë dhe imazhi i Kosovës.

Në raport po ashtu thuhet se sundimi i ligjit, qëndrueshmëria ekonomike dhe politike janë disa nga faktorët kryesorë që ndikojnë te investitorët e huaj.

Autoritetet thanë se janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme që të përmirësojnë mjedisin e të bërit biznes dhe në rritjen e investimeve të huaja. Ndërsa, përfaqësues të bizneseve thekson nevojën në zgjidhjen e cështjeve që ka të bëjë me sundimin e ligjit.

Në raportin e fundit të Bankës Botërore, “Të bërit biznes”, thuhet se Kosova ka bërë përparime në reformimin e mjedisit të të bërit biznes, duke e radhitur në vendin e 86-të, një hap përpara kjo në krahasim me vendin e 96-të sa ishte një vit më herët.

Ekspert të ekonomisë thonë ndërkaq se me gjithë këtë arritje, kjo nuk po ndikon në përmirësimin e gjendjes reale në vend.
XS
SM
MD
LG