Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 23 prill?


Isaac Newton
Isaac Newton
34 - Jezu Krishti kryqëzohet, sipas Isak Njutonit. Më 1733, Njutoni bëri përllogaritjen e kësaj date duke filluar nga pagëzimi i Krishtit në vitin 29 që ndodhi gjatë vitit të 15- të Cezar Tiberit (Luka 3:1, 21). Shkencëtari pastaj përdori dëshmi për pesë pashkë hebraike që kishin ndodhur që prej vitit 29, për të mbërritur matematikisht në vitin 34 të kryqëzimit.

1154 - Damasku i kontrolluar nga kryqtarët e krishterë pushtohet nga sulltan Nuredin Alepo – pastaj ai u nis për të pushtuar Egjiptin, me synimin për bashkimin e shteteve myslimane. Por Egjipti qeverisej nga Saladini dhe ky nuk donte të ishte nën autoritetin e Nuredinit. Madje për këtë arsye, Saladini nuk mori pjesë as në fushatat e udhëhequra nga Nuredini kundër Jeruzalemit në vitet 1171 dhe 1173. Saladini besonte se mbretëria e kryqtarëve do të vepronte si një shtet ndarës midis Egjiptit dhe Sirisë, duke shmangur përplasjen a konfliktet midis tyre. Sulltan Nurdin Alepo e kuptoi se kishte krijuar një kundërshtar të rrezikshëm, dhe të dy princat u përgatitën ushtarakisht për atë që dukej luftë e pashmangshme. Por papritur, Nuredini u sëmurë dhe vdiq në moshën 59 vjeçare, më 15 maj 1174, në kështjellën e Damaskut.

1616 - Në qytetin Stratford -on -Avon, Angli, vdiq Uilliam Shekspir, dramaturg - kjo është e dokumentuar. Por dita e saktë e lindjes së tij nuk dihet. Në regjistrin e kishës në Stratford thuhet se Shekspriri u pagëzua më 26 prill 1564. Biografët mendojne se pagëzimi zakonisht kryhet 3 ditë pas lindjes - dhe arrijnë ne përfundimin se shkrimtari i madh ka shumë të ngjarë të ketë lindur gjithashtu më 23 prill (1564). Ati i Uilliamit, John Shekspir, ishte tregtar i suksesshëm, por më pas u ndesh me vështirësi financiare dhe u varfërua. Pak dihet për rininë e Shekspirit – disa thonë se ai iku nga Stantford-mbi-Avon pas disa problemeve me ligjin. Por është fakt çka thotë Ben Xhonson se “Shekspiri dinte pak latinisht, më pak greqisht, por njihte mirë komeditë romake, historinë e lashtë dhe mitologjinë klasike". Në vitin 1592, Shekspiri shfaqet në Londër si dramaturg i suksesshëm. Ai u kthye në Stratford më 1613, ku jetoi rehatshëm, megjithëse kurrë nuk u shqua për pasuri
.
Soneti 121, nga Uilliam Shekpsir
(shqipërim)

Është më mirë të jesh i keq sesa të tjerë të mendojnë se je,
sidomos kur nuk je me të vërtetë dhe kështu nuk do të lënë
të provosh gëzimin për të bërë atë që thonë
se është e turpshme, kur ti mendon se nuk është.

Pse duhet që njerëzit me vese të mendojnë
se njohin prirjet e mia?
Pse ata që janë më të dobët rrëmojnë në dobësitë e mia
duke vendosur se çfarë është e mirë apo e keqe për mua?
Jo, unë jam ai që jam dhe ata që mendojnë se jam i keq
zbulojnë zhbërjen e tyre.

Ndoshta unë jam i drejtë dhe ata janë të shtrembër, s’mund
t’i matësh veprimet e mia me mendimet e tyre të padashura,
vetëm nëse je gati të besosh se të gjithë njerëzit janë të këqij dhe lulëzojnë në të keqen e tyre.


1867 - Mbretëresha e Anglisë, Viktoria dhe Perandori i Francës, Napoleon III hedhin poshtë planet për ndërtimin e një tuneli nënujor nëpër Kanalin La Mansh ose Anglez, varet se cilën palë pyet. Idea për një lidhje të tillë ishte shfaqur që në fillim të vitit 1802, por nuk u pranua nga britanikët duke thënë se një tunel i tillë mund të kompromentonte sigurinë kombëtare. Projekti përfundimtar i suksesshëm filloi në vitin 1988 dhe tuneli u përurua në vitin 1994.

1904 - Krijohet Akademia Amerikane e Arteve dhe Letrave.

1920 – Nacionalistët turq zhvillojnë mbledhje tyre të parë parlamentare - Asambleja e Madhe Kombëtare – ata denoncojnë qeverinë e sulltan Ahmetit VI, miratojnë një kushtetutë të përkohshme, dhe zgjedhin Qemal Ataturkun si president të Turqisë.

1969 - Sirhan Sirhan dënohet me vdekje - më vonë dënimi ndryshon në burgim të përjetshëm - për vrasjen e Robert Kennedit.

1977 - Mjeshtër i shahut Vlastimil Hort i Çekoslovakisë luan 201 lojëra në të njëjtën kohë dhe humbet vetëm 10 prej tyre.

1982 - Themelohet Republica de la Conch që shkëput një rajon të Floridës nga Shtetet e Bashkuara. Conch është një mikroshtet në Florida Key, dhe konsiderohet si nxitës i turizmit. Shpallja e republikës u motivua nga vendosja e një postblloku kufitar dhe pikë kontrolli kundër emigrantëvetë paligjshëm. Nga këto pengesae banorët filluan të bezdiseshin, biznesi të dëmtohej dhe turistët të pakësoheshin. Republika Conch (guaskë) feston Ditën e Pavarësisë çdo 23 prill. Menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, hetuesit e FBI-së dyshuan se rrëmbyesi Mohamed Atta ndoshta kishte blerë një pasaportë të Republikës së Konças nga faqja e internetit të këtij mikroshteti. Konça quhet ndryshe edhe "Sovran State of Mind", që "kërkon të sjellë në këtë botë të vrazhdë më shumë humor, ngrohtësi mirëkuptim dhe respekt".

1992 - Në Kinë hapet restoranti i parë McDonalds i ushqimeve të shpejta. Koncepti i restorantit me ushqime të tilla, të shpejta e të lira (për njerëzit që nuk kanë shumë kohë, dhe për ata që nuk kanë shumë para) u paraqit në San Bernardino, Kaliforni, më 1948, nga vëllezërit Richard dhe Maurice McDonald, të cilët kur panë se restoranti pati sukses, krijuan korporatën McDonalds. Në janar 2012, kjo kompani njoftoi 27 miliardë fitime nga 2400 restorantet e saj në 119 vende të botës, dhe se numëri i tyre do të shtohej me 1300 restorante të tjera.

Mendim i ditës
"Kur lypësi vdes, jo kometë shihet; qiejt në flakë ndizen në vdekjen e princërve."
Uilliam Shekspir.
XS
SM
MD
LG