Lidhje

Putin: Interneti "i lidhur" me CIA-n


Presidenti Putin e quajti Internetin një projekt të CIA-s. Kremlini synon të ushtrojë kontroll më të madh në internet, të cilin aktivistët e opozitës, që nuk lejohen të dalin në televizionet kombëtare, e kanë përdorur për të përhapur idetë e tyre dhe për të organizuar protestat.

Këtë javë parlamenti rus miratoi një ligj që u kërkon mediave sociale t’i mbajnë serverat në Rusi dhe të ruajnë gjithë informacionin e përdoruesve për të paktën 6 muaj. Po ashtu rrjeti më i madh social rus, “VKontakte”, kontrollohet nga biznesmenë të afërt me presidentin Putin.

Duke folur të enjten në një forum për median në Shën Petërburg, zoti Putin tha se interneti ishte fillimisht “një projekt i CIA-s” dhe “po vazhdon të zhvillohet si i tillë”.

Për t’iu kundërvënë këtij ndikimi, tha ai, Rusia duhet të “luftojë për interesat e saj” në internet.

Një komentues rus, iu ankua zotit Putin se faqet e huaja të internetit dhe firma ruse “Yandex”, një motor kërkues, që në Rusi është më i madh se Google, e ruajnë informacionin në servera në vende të tjera, gjë që mund të bjerë ndesh me sigurinë kombëtare të Rusisë.

Në përgjigjen e tij presidenti Putin përmendi trysninë, por pa e specifikuar atë, që ishte ushtruar fillimisht ndaj firmës Yandex dhe e kritikoi ashpër kompaninë që është regjistruar në Holandë, “jo vetëm për taksat, por edhe për konsiderata të tjera”, siç u shpreh ai.

Megjithëse komentet e zotit Putin nuk përmendën ndonjë kërcënim konkret ndaj firmës Yandex, çmimi i aksioneve të saj ra ndjeshëm me 5 për qind, në bursën e Nju Jorku.

Duke reaguar ndaj komenteve të presidentit Putin, firma Yandex tha se regjistrimi në Holandë “u bë vetëm për arësye të specifikave të ligjit të korporatave” dhe “jo për arësye të taksave të ulta atje” dhe shtoi se biznesi i saj kryesor është në Rusi dhe praktikisht gjithë taksat i paguan në Rusi.

Duke iu përgjigjur akuzave për trysni të ushtruiar ndaj saj, Yandex thekon se investimet e para i ka marrë nga investues dhe korporata ndërkombëtare, siç është prtaktika për raste të tilla.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG