Lidhje

Histori: Çfare ka ndodhur me 26 prill?

  • Astrit Lulushi

Mecca

Mecca

570 - Lindi Muhamedi - burime të tjera sugjerojnë 20 prillin, sipas kalendarit hënor islamik. Muhamedi lindi në Mekë dhe jetoi atje për rreth 52 vitet e para të jetës së tij (570-622). Kjo periudhë është përgjithësisht e ndarë në dy faza; para dhe pas zbulimeve profetike. Me 622, i paralajmëruar për një komplot për vrasjen e tij, Muhamedi fshehurazi iku nga Meka për në qytetin Jethribit, 320 kilometra në veri. Shpjejt Jethrib u riemërua Madinat un - Nabi, fjalë për fjalë "Qyteti i Profetit " (sot Medina). Vdiq me 8 qershor 632.

1514 - Koperniku bën vëzhgimet e para të planetit Saturn. Nikolaus Kopernikus (1473 - 1543) ishte matematikan dhe astronom i cili për here të pare doli me idenë se Dielli ishte i palëvizshëm në qendër të universit dhe toka sillej rreth tij. Kjo ide ishte fillimi i një ndryshimi se si bota shihej që nga koha e Arisotelit, shek. IV pes, dhe kështu Koperniku u bë nismëtari i revolucionit shkencor.

1532 - Sulltan Sulejman kalon përmes Hungarisë drejt Vjenës. Sulejman i njihet si Sulltani "madhështor" në Perëndim dhe Sulltan "Kanuni" (Ligjvënësi) në Lindje , Sulejmani (1494-1566) ishte i sulltani i dhjetë ottoman dhe me qëndrimin më të gjatë në post. Ai udhëhoqi ushtritë osmane në pushtimin e fortesave të krishtera të Beogradit , Rodos, si dhe shumicën e trojeve të Hungarisë para se vala e pushtimeve të tij të ndalej para mureve të Vjenës. Sulejmani aneksoi pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme dhe zona të mëdha të Afrikës Veriore deri në perëndim të Algjerisë. Nën sundimin e tij , flota osmane ishte mbizotëruese në det nga Mesdheu deri në Detin e Kuq dhe në anën e Gjirit Persik. Suleimani bëri ndryshime të mëdha legjislative në arsimin, tatime dhe kodin penal Ai u shqua si poet dhe argjendar.

1755 – Universiteti i parë rus hapet në Moskë. Në vitin 1940, Universiteti mori emrin e themeluesit të tij, Mikhail Lomonosov dhe vazhdon të jetë universiteti me ndërtesat më të larta në botë .

1828 - Rusia i shpall luftë Turqisë për të mbështetur pavarësinë e Greqisë.

1855 - Kompozitori Gioacchino Rossini (1792-1868 ) lë Italinë dhe vendoseset në Pasi, afvr Parisit. Ai i kaloi vitet e mbetura të jetës së tij duke shkruar muzikë fetare, si dhe miniaturat që i quajti "mëkatet e moshës së vjetër”. Operat e tij komike, ndoshta puna e tij më e famshme, Il barbiere di Siviglia, konsiderohen si të rëndësishme në këtë zhanër krahas me vepra nga Mozart dhe Verdi.

1889 – Në Austri, lindi Ludwig Wittgenstein; filozof austriako - britanik, i cili punoi kryesisht në filozofinë e matematikës, mendjes, gjuhës, dhe logjikë. Sipas tij, gjuha fsheh mendimin; ashtu si rrobat fshehin trupin, sepse forma e jashtme e rrobave (fjala) është ndërtuar me një tjetër lëndë, e cila nuk e lejon trupin (mendjen) të shihet.

Kuptimi është Zoti, nga Wittgenstein
(shqipërim)

Çfarë di unë për Zotin dhe Jetën?
Di vetëm se Bota ekziston
dhe unë në të jam vendosur
Si syri në ballë për të parë.
Diçka në botë nuk shkon.
Problemi është kuptimi
Jo i brendshëm, po jashtë saj.
Jeta është bota, dhe vullneti
Depërton botën,
Dëshira është e mirë a e keqe
Të lidhura me kuptimin e kuptimit.
Me kuptimin jetës, kuptimin e botës
prandaj Zoti krahasohet me atin.


1915 – Italia nënshkruan Paktin e Londrës me Britaninë, Francën dhe Rusinë, ku përfshiheshin edhe planet për ndarjen e Shqiperise - njihet sot sot Traktati I fshehtë i Londrës

1937 - Aeroplanët gjermanë sulmojnë Guernicen, fshat bask në veri të Spanjës. Bombardimet vazhduan për tre orë. Fshati u përfshi nga flakët; ata që u mbijetuan bombave u vranë nga mitrolozë. Guernica është gjithashtu një pikturë nga Pablo Picasso. Ajo u krijua në përgjigje të bombardimeve dhe tregon tragjeditë e luftës dhe vuajtjet e civilëve të pafajshëm.

1937 – Për here të parë - revista LIFE, botohet pa titullin e saj. Kur redaktori i natës, pas dremitjes e konstatoi këtë në orën 4 të mëngjesit, qindra mijëra kopje të revistë pa emër ishin shpërndarë në kjoskat e Nju Jorkut.

1986 – BRSS, Ndodhi aksidenti më i rëndë bërthamor në histori, në Çernobil pranë Kievit.

Mendim i ditës
"Të mësosh se sa pak di është vërtetë njohuri”.
Nikolaus Kopernikus
XS
SM
MD
LG