Lidhje

Marrëveshja SHBA-Malajzi


Presidenti Barak Obama thotë se një marrëveshje e re sigurie e nënshkruar me Filipinet nuk synon t’i kundërvihet, apo të kontrollojë Kinën. Marrëveshja u nënshkrua disa orë para se zoti Obama të mbërrinte në Filipine, ndalesa e tij e fundit në turneun aziatik që përfshiu edhe Japoninë, Korenë e Jugut dhe Malajzinë.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin e Filipineve Benigno Aquino, Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara kanë marrëdhënie konstruktive me Kinën dhe se “synimi ynë është resspektimi i normave ndërkombëtare ku përfshihen edhe mosmarrëveshjet mes vendeve”.

Kina dhe Filipinet kanë mosmarrëveshje territoriale ujore në Detin e Kinës Jugore.

Presidenti Aquino tha se ai nuk mendon që Kina duhet të shqetësohet nga prania e shtuar amerikane në rajon. Ai tha gjithashtu se Filipinet nuk përbëjnë kërcënim për vende të tjera të rajonit.

Ndërsa Presidenti Obama takohej me presidentin Filipinas, rreth 100 protestues të majtë u përleshën me policinë. Një gazetare e Zërit të Amerikës thotë se rreth 800 persona marshuan për të protestuar kundër marrëveshjes për partneritet të ri ushtarak mes të dy vendeve.
XS
SM
MD
LG