Lidhje

Nis punën komisioni reformës territoriale


Brenda 15 majit qeveria do të duhet të paraqesë disa variante. Pas përzgjedhjes së komisionit do të nisin konsultimet publike dei me 20 korrik

Në Shqipëri komisioni i posacëm i reformës territoriale nisi sot punën, pas vendimit të javës së shkuar të parlamentit për ndryshimin e numrit të anëtarëve, i cili bëri të mundur që ai të fillojë aktivitetin pavarësisht mungesës së përfaqësuesve të opozitës

Komisioni pati një seancë dëgjimore me ministrin për pushtetin lokal Bledi Cuci i cili prezantoi kriteret mbi realizimin e reformës. Komisioni kërkoi që brenda dy javëve të ardhshme ministri të paraqesë propozimet për ndarjen e re administrativo territoriale, nga të cilat do të përzgjidhen variantet më të përshtatshme. Për dy muaj, deri më 20 korrik, këto variante do t’i nështrohen me pas, gjykimit dhe konsultimeve me përfaqësuesit e pushtetit lokal në të gjithë vendin.

Opozita e ka kundërshtuar mënyrën e realizimit të kësaj reforme e cila sipas saj është "një rivizatim i kufijve në funksion të manipulimit të zgjedhjeve të ardhshme", kanë deklaruar drejtuesit e saj. Opozita ka paralajmëruar protesta ndaj një reforme të realizuar në mënyrë të njëanshme nga shumica.

Duke përshëndetur nisjen e punës së komisionit, kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook shkruante sot se "opozita është e mirëpritur, por Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur”, theksonte zoti Rama.
XS
SM
MD
LG