Lidhje

Dy imigrantë të mbytur në brigjet e Greqisë


Zyrtarët grekë thonë se dy barka të mbushura me imigrantë u përmbysën në brigjet e ishullit Samos. Dy njerëz u mbytën në këtë incident. Roja bregdetare tha se ka shpëtuar 36 persona, por 30 të tjerë figurojnë të humbur pas një aksidenti që ndodhi sot në mëngjes në ujërat, ku këtë vit janë mbytur qindra imigrantë të tjerë.

Autoritetet thonë se nuk dihet akoma kombësia e imigrantëve.

Mijëra imigrantë nga Afrika, Asia dhe Lindja e Mesme udhëtojnë me anije të pasigurta, mbi kapacitetin e tyre, për të hyrë në vendet e Bashkimit Evropian. Shpesh gjatë këtyre udhëtimeve ndodhin aksidente me pasoja fatale. Greqia, Italia dhe Malta shpesh i kanë kërkuar partnerëve të BE-së të bëjnë më tepër për t’u ardhur në ndihmë për trajtimin e numrit të madh të imigrantëve të hyjnë në këto vende.
XS
SM
MD
LG