Lidhje

AI: Forcat nigeriane, përgjegjëse për mosveprim


Një organizatë për të drejtat e njeriut thotë se forcat nigeriane të sigurisë ishin paralajmëruar përpara një bastisjeje në një shkollë vajzash, ku militantët rrëmbyen mbi 300 nxënëse.

Amnesty International thotë se forcat nigeriane nuk morën masa pas paralajmërimeve që filluan të bëhen mbi katër orë para se luftëtarët e Boko Haramit sulmuan shkollën në qytetin Chibok më 14 prill.

Amnesty bën përgjegjëse për mosveprim “paaftësinë për të mbledhur numrin e duhur të trupave” për shkak të burimeve të pamjaftueshme dhe një frikë të mundshme për t’u përballur me militantët që shpesh janë të armatosur më mirë.

Amnesty tha sot se kishte marrë vesh për paralajmërimet nga zyrtarë vendas dhe dy oficerë të lartë ushtarakë.
XS
SM
MD
LG