Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 13 maj?


Beyrut
Beyrut
1110 - Kryqtarët marshojnë në Bejrut - shkaktojnë gjakderdhje - të inkurajuar nga suksesi shumë prej tyre u nisën për në Jeruzalem. Gjatë dekadave pasuese rajoni u përfshi nga luftra. Bizantinët ishin të pakënaqur me normanët (frankët) që kishin zënë territore; normanët ishin të pakënaqur për mungesën e mbështetjes nga bizantinët në kryqëzatë dhe nga përpjekjet për të rimarrë territorin; Bohemond, në fakt, organizoi fushatë (edhe kryqëzatë) kundër Bizantinëve në Durrës dhe mbrojtja e krishtërimit kaloi në plan të dytë. Gjatë këtij harku kohor u krijuan edhe urdhrat kalorsiakë Hospitallër (1113) dhe Tempullarë (1120) që qëndruan në rajon deri në vitet 1150.

1497 - Papa Alexander VI shkishëron Girolamo Savonarolën - prift italian Dominikan predikues aktiv gjatë Rilindjes në Firence - i njohur për profecitë e lavdisë qytetare dhe thirrjet për përtëritjen e kishës.

1607 – Kolonët e parë anglisht-folës në Amerikë – Eksploruesi John Smith vendoset në tokat pranë lumit James në Virxhinia.

1637 – Francë, Kardinali Richelieu krijon thikën e tryezës – për të hequr zakonin neveritshëm të shqyerjes së ushqimit me dhëmbë. Për një kohë, më 1669, mbreti francez Luigj XIV ndaloi përdorimin e thikës së tryezës si mënyrë për të pakësuar rastet e dhunën të nxitur nga debatet gjatë ngrënies. Përdorimi i thikës në tryezën e bukës më pas lindi nevojën e pirunit, ndërkohë që njerëzit filluan të bëheshin më të qytetëruar ose më sjellshëm.

1846 - SHBA i shpall luftë Meksikës, 2 muaj pasi luftimet kishin filluar. Një rast thuajse i ngjashëm i kundërt do të përsëritej më 7 dhjetor 1941 kur japonezët sulmuan bazën detare amerikane në Pearl Harbor, Havai, dhe vetëm pas faktit të kryer, Japonia do t’i shpallte luftë Amerikës.

1909 – Zhvillohet për here të pare rrethi çiklistik Italian Giro d' Italia në Milano. Çiklist Luigi Ganna del fitues.

1943 - Pushtuesit gjermanë konfiskojnë të gjitha radiot. Zakonisht ky ishte një nga urdhërat e parë të lëshuar nga gjermanët kur merrnin një territor – Hitleri, si të gjithë dikatorët më vonë (pavarsisht të djathtë a të majtë) ia dinin vlerën radios - sa më shumë e kishin frikë fuqinë e përhapjesë lajmit, aq më shumë e kontrolluan, duke monopolizuar radion (median).

1981 - Papa Gjon Pali II qëllohet dhe plagoset rëndë nga një turk i arratisur nga burgu, Mehmet Ali Agça, në Sheshin e Shën Pjetrit, Vatikan. Motivet e vërteta për të vrarë kreun e Kishës Katolike Romake edhe sot vazhdojnë të mbeten enigmë. Pasi u shërua nga plagët, Papa e vizitoi Mehmet Agçan në burg dhe i ofroi falje. Gjatë procesit të hetimeve, Agça çoi në arrestimin e tre bullgarëve dhe tre turqve, të cilët dolën në gjyq në vitin 1985 - Agça ishte dëshmitar kyç i shtetit. Në gjyq, ai e përshkroi veten si Jezu Krisht, parashikoi fundin e shpejtë të botës dhe e shpjegoi skenarin bullgar të atentatit si të sajuar nga zbulimet perëndimore. Agça tha se Perëndia e kishte udhëhequr për të kryer atentatin. Ai e lidhi sulmin me Sekretin e tretë të Fatimës; tre mesazhet profetike, sipas traditës katolike, që Madona, Virgjëresha Mari, ua tregoi tre fëmijëve baresha portugeze, të cilave iu shfaq në vitin 1917. Mesazhi i parë thuhet se parashikoi Luftën e Dytë Botërore; mesazhi i dytë lidhej me rritjen a zgjerimin e Rusisë (Bashkim Sovjetik); dhe sekreti i tretë, i zbuluar nga këshilli i Vatikanit më 1985, parajmëronte; '[Rusia] do të përhapë gabimet e saj në të gjithë botën, duke shkaktuar luftëra dhe persekutime të Kishës. E mira do të martirizohet. Ati i Shenjtë do të provojë vuajtje (plagosje), dhe kombe të ndryshme do të shuhen' (13 korrik1917).
Ngjarjet rrodhën; Më 1986, të pandehurit bullgarë dhe turq u liruan për mungesë provash. Më 1991, Bashkimi Sovjetik pushoi së ekzistuari; Në vitin 2000, pas 19 vjetesh burg në Itali, Agça u ekstradua në Turqi, ku kreu dënimin e mbetur nga koha e arratisjes - u lirua në janar 2010.

Mendim i ditës
"Opinioni i dhjetë mijë njerezve nuk ka vlerë nëse asnjë prej tyre nuk di gjë për temën"
Marcus Aurelius
XS
SM
MD
LG