Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 16 maj?


Rambam
Rambam
1165 - Rambam dhe familja e tij mbërrijnë në Palestinë, pas ikjes nga Kordova e Spanjës. Rambam është akronim për Rabinin Moisiu ben Maimon (1135-1204), i njohur si mbledhës dhe kodifikues i Toras hebraike. Më vonë ai iu përkushtua mjekësisë dhe arriti të bëhej mjeku personal i Sulltan Saladinit

1527 - Firence bëhet republikë. Italisht, Firence; latinisht, Florentia, kryeqyteti i rajonit italian të Toskanës, është konsideruar kryeqendra e Rilindjes italiane, Athina e mesjetës, krahasim me Athinën e lashtë. Firence ka pasur histori të trazuar politike përfshi periudhat e sundimit të familjes Medici, dhe revolucione fetare. Thuhet se qyteti u themelua nga Lucius Cornelius Sulla në 80 pes, si bazë ushtarake romake, dhe quhej Fluentia (mes-dy-lumenjve), emër që më vonë u shtrembërua në Florentia. Qyteti ka nxjerrë shumë njerëz të shquar (Alighieri, Boccaccio, Mikelangjelo, Donatello, Machiavelli, Galilei, etj.) dhe ka strehuar shumë figura të huaja; një prej tyre ka qenë Gjon Gjirokastriti (John Argyropoulos), lindur më 1415 në Konstandinopojë, nxënës i dijetarit të njohu Konstandin Laskaris. Më 1439, Gjon Gjirokastriti u dërgua nga despoti i Moresë në mision diplomatik në Firence. Me rënien e Bizantit, Gjoni qëndroi në Firence ku bëri emër si intelektual dhe studiues.

1763 - Londër; leksografi Samuel Johnson takohet për herë të parë me biografin e tij të ardhshëm shkrimtarin James Boswell. Biseda Johnson - Boswell është cituar në Biografinë e Samuel Xhonsonit si më poshtë:
Boswell: "Z. Johnson, unë me të vërtetë jam nga Skocia, dhe kësaj nuk kam çfarë t'i bëj".
Johnson: "Kjo, zotëri, është gjë shumë e madhe për bashkëkombasit tuaj, dhe këtë unë nuk e ndryshoj dot"
.
Besohet gjerësisht se Johnson i përçmonte skocezët, por dialogu i mësipërm tregon se këto paragjykime ishin pa baza. Boswell urrente shkollën, prindërit e detyruan të shkonte në shkollë që 5 vjeç; kur mbushi 8 vjeç, e la shkollën dhe prej asaj kohe mësimet i mori në shtëpi me tutor ose duke mësuar vetë. Harold Bloom ka shkruar se biografia e Samuel Xhonsonit nga Boswaell është libri më i mirë biografik i shkruar ndonjëherë në gjuhën angleze. Mbiemri Boswell ka hyrë në fjalorin anglisht si boswellism - shoqërues dhe vëzhgues i vazhdueshëm i çdo gjëje të shkruar.

1804 - Paris; Senati dhe Dhoma e përfaqësuesve e shpallin Napoleonin udhëheqës të Francës.

1822 - Lufta greke e Pavarësisë: trupat osmane pushtojnë Sulin, kështjellë natyrore e arvanitasve. Osmanët ranë dakord t’u falin jetën pjesmarrësve në luftime me kusht që ata të iknin në mergimim njësoj si të tjerët më parë që kishin ikur nga sulmet e Ali pashë Tepelenës në fund të luftrave suljote, duke u vendosur në Korfuz. Lord Bajroni, duke njohur trimëritë e suljotëve, i mblodhi ata në Mesolonghi për të formuar një force të rregullt ushtarake kundër osmanëve. Por përpjekjet e Bajronit dështuan kryesisht nga kokëfortësia dhe rivalitetet e brendshme mes klaneve Drako, Xhavella, Boçari.

1861 – SHBA, Lufta Civile; Kentucky shpall neutralitetin e tij në konfliktin veri - jug.

1868 - Për mungesë të një vote më shumë, Senati amerikan nuk mundi të shkarkojë presidentin Andrew Johnson.

1881 - Tramvaji i parë elektrik në botë fillon shërbimin në Lichterfelder, afër Berlinit.

1929 - Hollywwod; Për herë të parë ndahen Çmimet e Akademisë në kinematografi. Charlie Chaplin merr Çmimin e Nderit. Titulli Oscar për këtë çmim nuk do të shpikej deri në vitin 1931, kur dikush e quajti statujën Oskar, pasi i ngjante një personi me të njëjtin emër. Në ceremoninë e pare (1929) morrën pjesë 270 njerëz dhe prezantimi zgjati vetëm 15 minuta. Kjo është ceremonia e vetme e çmimeve të Akademisë që nuk është transmetuar as në radio e as në televizion.

1931 - Lindi Peter Levi; poet, shkrimtar, arkeolog, akademik anglez. Shkroi biografi të Horacit, Virgjilit dhe Edward Learit. Udhëtoi në Greqi, Maqedoni dhe nëpër Afganistan, duke kërkuar gjurmët e Aleksandrit të madh. Në vitin 1988, shpalli se në Bibliotekën Huntington në San Marino, Kaliforni, kishte zbuluar një poemë anonime, që sipas tij, shkruar nga Shekspiri - shumë kritikë e kundërshtuan. Levi vdiq në vitin 2000.

Në ditë dimri kur dielli i vonuar
lehtëson barin nga ngrica e rëndë
Dhe unë eci duke u lëkundur
Si gjethe në rënie nga pema
Kur thellë në eshtra ndjej dhimbje
Që pastaj zbuten nga rrezet e zbehta
Mendoj se ora e plakjes ka ardhur.


1988 - SHBA, Kirurgu i Përgjithshëm, C. Everett Koop raportoi se nikotina është po aq ndikuese sa droga heroin në krijimin e varësisë së organizimit.

Mendim i ditës
"Sikur të drejtohemi nga qeveria se kur të mbjellim dhe kur të korrim, së shpejti do të na mungojë buka."
Thomas Jefferson
XS
SM
MD
LG