Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 18 maj?

  • Astrit Lulushi

Germania, painting

Germania, painting

1593 - Angli; Akuzat e dramaturgu Thomas Kyd për herezi çojnë në lëshimin e urdhër arrestit për Christopher Marlow (1564-1593) dramaturg, poet dhe përkthyes, aktor tragjik kryesor i epokës elizabetiane në Angli. Marlowe ndikoi në masë të madhe William Shekspirin, i cili u rrit për t'u bërë shkrimtar i shquar i së njëjtës epokë, pas vdekjes misterioze të parakohëshme të Marlowes. Për çfarë u arrestua poeti nuk ka të dhëna; mendohet të kenë qenë akuza për blasfemi.

"Po të themi se jemi pa mëkat,
Gënjejmë veten,
Mos duhet të mëkatojmë,
Dhe si pasojë të vdesim përjetësisht ?"


Më 20 maj 1593, Marlowe u thirr nga Këshilli i fshehtë i kishës për t'u marë në pyetje; 10 ditë më vonë ai u gjet i vrarë me thikë - nëse arrestimi dhe vrasja e tij kishin lidhje me njëra tjetrën, kjo kurrë nuk u zbardh.

Ignoto, nga Kristofor Marlo
(shqipërim)

"..Të dua jo për dëlirësinë.
Kush dashuron për të?
As për zgjuarsinë e gjallë:
E jo pastaj për modestinë e ëmbël
Që të ngre në piedestal.
Të dua jo për syrin e këndshëm,
Apo se shpirtin e bën të kërcejë,
Me kënaqësi kur prek buzët e tua,
Të cilat prodhojnë vibrime
Për ndonjë varg poeti.
Të dua jo për zërin
Apo per psherëtimat e vogla,
Që ti lëshon, por
A do ta dish pse të dua?
Për ëmbëlsinë e bukur në çdo gjë!..."


1848 - Në Frankfurt, Gjermani, hapet sesioni i parë i Asamblesë Kombëtare Gjermane. Pas debateve të gjata, kuvendi miratoi të ashtuquajturën Kushtetutë e Frankfurtit, e cila e shpalli Gjermaninë Perandori mbështetur në parimet e demokracisë parlamentare. Me këtë rast, piktori Philip Weit vendosi në sallën e Asamblesë pikturën me titull 'Germania' (një zonjë e veshur me robë të kuqe, mbi të qëndisur një shqiponjë e zezë dykrerëshe. Piktura personifikonte Gjermaninë e bashkuar dhe demokratike dhe mbeti simbol kombëtar deri në fund të Luftës së Parë Botërore - që prej vitit 1867 'Germania' ruhet në Muzeun Kombëtar në Nuremberg.

1852 - Masaçusets vendos që të gjithë fëmijët e moshës shkollore duhet të shkojnë detyrimisht në shkollë.

1860 - Në kuvendin në Çikago, Partia Republikane emëron Abraham Linkolnin si kandidat për president. E veçantja e këtyre zgjedhjeve ishte se të gjithë kandidatët rivalë republikanë të Linkolnit në zgjedhjet paraprake u bënë anëtarë të kabinetit të tij presidencial. Gjithashtu, fitorja e Linkolnit, i njohur si kundërshtar i rreptë i skllavërisë, e bëri luftën civile edhe më të pashmangshme (lufta filloi më 1861, vetëm një muaj pasi Abraham Linklon bëri betimin si president i vendit).

1896 - Tragjedi në Khodynka: Një panik masiv në Khodynka të Moskës, ku njerëz të shumtë ishin mbledhur për të festuar kurorëzimin e Car Nikollës II, rezultoi në vdekjen e 1.389 njerëzve.

1944 - Bashkimi Sovjetik fillon dëbimin nga Krimea të më shumë se 200-mijë tatarëve të akuzuar për bashkëpunim me nazistët gjermanë.

1952 - Profesori i antikitetit W.F. Libby shpall se monumenti parahistorik Stonehenge (Stonhenxh) në Wiltshire, Angli daton nga viti 1848 pes (të dhëna të tjera më pas e datojnë atë edhe më herët). Shumë aspekte të Stonehenge mbeten subjekt debatesh - mister është se kush, kur, pse dhe si u ndërtua gjithë ky monument me gurë të lartë verikalisht e mbi to gurë të rëndë horizontalisht të cilët formmojnë një rreth që nuk dihet për çfarë funksioni; disa thonë se Stohenge u ndërtua me metoda të mbinatyrëshme ose të harruara për të lëvizur a transportuar gurë të pamundur për t'u lëvizur ndryshe. Të tjerë mendojnë se objekti është aq madhështor sa që kërkon një punë kolektive dhe se u ndërtua me qëllimin në mendje për afrimin a bashkimin e njerëzve të cilët jetonin në fise të vogla të ndara në ishujt britanikë. Kohët e fundit dy teori të reja janë propozuar mbi funskionin e Stonehenge si vend shërimi. Analiza izotop të eshtrave të zbuluara në varret për rreth objektit tregojnë e disa prej individëve të varrosur kishin qenë njerëz të sëmurë të ardhur nga larg, që nga zonat e Mesdheut, për t'u shëruar.

Mendim i ditës
"Ç' janë mbretërit pa ushtri?
Veç hije në një ditë me diell."

Christopher Marlowe
XS
SM
MD
LG