Lidhje

Shqipëri, akuza e tensione politike

  • Armand Mero

Kryetari i opozitës Basha: Protesta për të larguar kryeministrin. Qeveria e lidhur me drogën. Rama: Akuza të përbindshme për të bllokuar statusin. Kryeministri njofton nisjen e reformës në Drejtësi.

Në Shqipëri vazhdon klima e tensionuar politike. Opozita këmbënguli sot sërish në akuzat e saj për përfshirje të qeverisë në trafiqet e drogës dhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa të premten e ardhshme pritet të organizojë një tjetër protestë. Nga ana e tij, zoti Rama akuzoi opozitën se po përpiqet të pengojë marrjen e statusit të vendit kandidat, i cili sipas tij është këtë herë më pranë se kurrë. Kryeministri theksoi se vendi nuk mund të mbetet peng i akuzave pa të akuzuar dhe fajeve pa fajtorë, duke shtuar se duhet të nisë një reformë e thellë në Drejtës


Akuza që përsëriten e tone të ashpra që shkëmbehen nga foltoret e politikës, po ushqejnë prej kohësh një klimë tensioni në rritje. Opozita dhe qeveria qëndrojnë në pozicione të skajshme duke mbajtur gjallë një betejë gjithnjë e më të egër. Pas protestës të së enjtes së kaluar, e djathta pritet të rikthehet sërish në sheshe, për të kërkuar largimin e kryeministrit, ndërsa këmbëngul se qeveria është bërë sipas saj partnere me narkotrafikun dhe mbrojtëse e saj.

“Largimi i Edi Ramës dhe kupolës së tij nga qeveria është prerja e nyjës gordiane ku lidhen interesat e kartelit të drogës, është imperativ për të çliruar të sotmen dhe të nesërmen e shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre nga kthetrat e pushtetit të drogës. Populli shqiptar, qytetarët e këtij vendi nuk mund të pranojnë të bien nën sundimin e oligarkisë së drogës”, deklaroi kryetari demokrat Lulzim Basha

Vetëm pak minuta përpara se zoti Basha të fliste nga selia e partisë së tij, kryeministri kishte përdorur tone të ashpra ndaj qëndrimeve të opozitës, të cilat sipas tij “përmes akuzave të përbindshme dhe dizinformimit nuk ndihmojnë në rrugën drejt statusit të vendit kandidat në qershor”, marrja e të cilit sipas kryeministrit është më pranë se kurrë. Problemi i Shqipërisë në raport me Bashkimin europian, tha kryeministri “është se si të bindet që në vend nuk ka vetëm faje dhe akuza por dhe fajtorë e politikanë të akuzuar nga drejtësia”.

Zoti Rama theksoi se ndëshkimi i të pandëshkueshmëve është jë standart që i mungon prej vitesh vendit “por nuk mund të na mungojë edhe për vite të tjera, pa kufi. Vitet tona të këtij mandati të parë janë vitet e duhura për ta vendosur njëherë e mirë këtë standard dhe për të bërë të mundur që dora e drejtësisë të mos ndalet më përpara askujt dhe, në radhë të parë, përpara të pandëshkueshmëve të veshur qoftë me kostumin e politikës, qoftë me petkun e njeriut të drejtësisë”.

Për një reformë në Drejtësi po flitet prej kohësh dhe shumica ka bërë publike synimin për një ndërhyrje që do të prekte të gjitha institucionet kyce të këytij sistemi.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG