Lidhje

Bashkëpunimi në luftën kundër drogës


Në Shqipëri, për të tretin vit radhazi, avionë të specializuar të policisë italiane do të angazhohen për të identifikuar sipërfaqet e mbjella me marijuane.
Përfaqësuesë të lartë të policisë shqiptare dhe asaj italiane ranë dakort sot për realizimin e monitorimit nga ajri, rezultatet e të cilit do të ndihmojnë më pas strukturat shqiptare që të ndërhyjnë nga toka. Fluturimet pritet të nisin nga fundi i muajit të ardhshëm dhe do të zgjasin disa javë.
Falë avionëve të pajisur me një teknologji të avancuar, vitin e kaluar u bënë të njohura edhe përmasat e kultivimit të marijuanës në fshatin Lazarat në jug të vendit, ku sipas policisë italiane sasia e prodhimit arrinte në 900 ton, e cila nëse do të përfundonte në tregjet europiane me pakicë kapte vlerën e 4.5 miliard eurove. Por Lazarati nuk është e vetmi. Sipërfaqe të tëra me marijuanë mbillen në të gjithë vendin, nga veriu në jug. Në një intervistë për emisionin Top Story në Top Channel, ministri i brendshëm Saimir Tahiri deklaroi mbrëmë se nuk do të lejohet më që të përsëritet gjendja e viteve të shkuara, duke njoftuar ndërhyrje edhe në Lazarat.
XS
SM
MD
LG