Lidhje

Presidenti Obama në një vizitë-surprizë në Afganistan


Presidenti Barak Obama bëri një visitë-surprizë në Afganistan, për të parë trupat amerikane gjatë fundjavës së Ditës Përkujtimore të të Rënëve.

Presidenti zbriti sot në orët e mbrëmjes në bazën ajrore të Bagramit. Shtëpia e Bardhë tha se fillimisht ai u takua me komandantët, që e informuan për gjendjen dhe pastaj ka në plan të vizitojë të plagosurit në spitalin e bazës.

Në Afganistan tani ndodhen rreth 32 mijë ushtarë amerikanë. Ata ndoqën koncertin me muzikë “country” që dha ylli i muzikës Brad Paisley, i cili shkoi në Bagram me Presidentin.

Trupat luftarake ndërkombëtare është në plan ta përfundojnë tërheqjen nga Afganistani deri në fund të këtij viti. Disa nga forcat mund të qëndrojnë atje pas dhjetorit të 2014-ës, me rolin për të stërvitur dhe si këshilltarë, në se udhëheqësit afganë miratojnë Marrëveshjen Dypalëshe të Sigurisë me Shtetet e Bashkuara.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG