Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 31 maj?

  • Astrit Lulushi

Hittite Soldiers

Hittite Soldiers

279 pes - Ramsei i madh, faraon i Egjiptit të lashtë, bëhet monarku i parë në histori që nënshkruan një traktat paqeje me armiqtë e tij, Hititët, duke u dhënë fund luftërave dhe armiqësive shumë veçare midis dy mbretërive. Hititët apo Hitejtë ishin njerëz me prejardhje të panjohur që flisnin gjuhë indo –evropiane. Ata kishin krijuar një perandori në Azinë e Vogël. Egjiptasit i quanin hitejtë, "drdny" (dardanë). Duket se dardanët ose ishin Hitej, ose fqinj të tyre, në Trojë. (Ancient Illyrian, Pashko Gjonaj, 2011). Gjarpri mitik "Ilyrjanka", symbol a perëndi e hititëve ndihmon hipotezën e ilirëve në Azinë e Vogël. Ky argument mbështet idenë se rënia e Trojës në shek, XII pes, dhe shpërbërja e mbretërisë Hitite, përkon me vërshime njerëzish dhe me daljen e ilirëve në pjesën jug lindore të Evropës. Sipas mitologjisë, edhe Kadmus erdhi nga Azia e vogël, dhe një nga djemtë e tij quhej Ilir.

455 - Perandori Petronius Maximus goditet me gurë për vdekje nga një turmë e zemëruar, ndërsa ai po largohej nga Roma. Maximus është i pari i ashtuquajtur perandor "hije" mbikqyrës i Perandorisë Romake perëndimore. Historiani Priscus nuk denjoi as ta përmendte emrin e tij: "Ka pasur perandorë të tjerë në perëndim, emrat e tyre i di mirë, por nuk do t’i përmend në asnjë mënyrë; ata jetuan vetëm një kohë të shkurtër në detyrë, dhe si rezultat nuk bënë gjë për t’u përmendur"

526 - Një tërmet shkatërrues godet Antiokin, Turqi , duke vrarë 250.000 vetë. Tërmeti shkaktoi dëme të rënda materiale, duke përfshirë rrënimin e Domus Aurea, kishë tetëkëndëshe e ndërtuar në kohën e Konstandinit të madh. Në Konstandinopojë, perandori Justin I thuhet se reagoi ndaj lajmeve të tërmetit duke hequr kurorën dhe mantelin e kuq, në shenjë zie, dhe menjëherë dërgoi në Antioki ambasadorë me para të mjaftueshme për lehtësimin e gjendjes dhe rindërtimin e qytetit.

1578 - Mbreti Henry III vendos gurin e parë në themelin e urës Pont Neuf (Ura e Re), sot ura më e vjetër e Parisit, Francë.
mbi
1790 –Për here të parë, Shtetet e Bashkuara miratojnë Aktin mbi të drejtën e autorit.

1795 - Revolucioni Francez: Gjykata Revolucionare pezullohet. Kjo ishte një gjykatë për shkelësit politikë, e krijuar nga udhëheqësit e Revolucionit Francez në vitin 1793, dhjetë ditë pas prerjes së kokës të mbretit Louigj XVI. Gjykata u bë instrument efektiv i Mbretërimit të Terrorit. Leximi i akuzave, gjykimi dhe ekzekutimi kryheshin në të njëjtën ditë. Vetëm gjatë 50 ditëve nën drejtimin Robespierrit, gjykata dënoi me vdekje 1.376 persona, duke përfshirë mbretëreshën Marie Antoinette, si dhe vetë udhëheqësin e revolucionit, Danton.

1962 – Ndodh ekzekutimi i parë me vdekje në shtetin e Izraelit – ish oficeri nazist SS, Adolf Eichman, varet në afërsi të Tel Avivit për krime kundër njerëzimit.

1981 - Digjet e biblioteka Jaffna në Sri Lanka. Ky akt është një nga shembujt e dhunshme të biblioclasmisë etnike të shekullit të njëzetë . Djegia e bibliotekës Jaffna është ngjarja më e rëndësishme në luftën civile në Sri Lanka. Një turmë e organizuar me origjinë singaleze vërshoi në Bibliotekën Publike Jaffna dhe i vuri zjarrin. Në atë kohë, biblioteka konsiderohej si nga më të mëdhatë në Azi, me rreth 1 milionë libra dhe dorëshkrime.

2004 - Vdiq Alberta Martin, 97 vjeç, e veja e fundit e një veterani të Luftës Civile amerikane (1861 -1865). Ajo ishte martuar në vitin 1927 me William Martin (ish-ushtar i konfederatës) – në atë kohë Alberta ishte 21 vjeç dhe William 81.

Mendim i ditës
“Çfarëdo që kënaq shpirtin është e vërtetë."
Walt Whitman
XS
SM
MD
LG