Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 1 qershor?


Scanderbeg, Albanian National Hero

Scanderbeg, Albanian National Hero

4000 pes - Kali u zbut për herë të parë në stepat euroaziatike pranë Dereivka, në Ukraninën qendrore, dhe në vitin 3000 pes ishte bërë një kafshë e përhapur shtëpiake - kjo është hipoteza e sotme shkencore. Zbutja e kuajve u lehtësoi njerëzve shumë gjëra; punë, ushqim, transport; u mësoi atyre të shpiknin rrotën dhe të flisnin një gjuhë, (proto – indoevropiane) nga e cila erdhën shumë gjuhë të botës, përfshi shqipen. Falë zbutjes së kuajve në stepat ku fise indoevropiane banonin, lindën fjalët "roteh" për 'rrotë'; 'aksle' për 'aks', 'bosht' e 'bisht'; 'ekvo', 'equine' për 'kaluar' 'kalë', 'kalorës', 'kaloj' e 'kuaj', 'kurs', 'korrier', 'korrent', 'karrocë' e 'qerre', 'hippo' e 'hipism', sepse njerëzit thjesht e përdornin kalin për t'i 'hipur'. Kali ka një sekuencë AND-je më të gjatë se ajo e qenit dhe më të shkurtër se AND-ja e njeriut. Pozita më e lartë shoqërore e një kali është ajo e senatorit, emëruar nga perandori romak Kaligula; Besnikëria më e lartë është ajo e vdekjes mbi varrin e të zotit, siç ndodhi me kalin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu (kali i tij thuhet se nuk pranoi të hajë nga hidhërimi dhe gjithashtu vdiq).

193 - Vritet perandori romak Didius Julianus. Ai ishte perandor vetëm nëntë javë. Julianis erdhi në fron pasi e bleu titullin nga Garda Pretoriane, ushtarët e së cilës kishin vrarë paraardhësin e tij, Pertinax. Kjo ngjarje çoi në Luftën Civile romake të viteve 193-197. Sipas historianit Cassius Dio, që jetonte në Romë në atë periudhë, fjalët e fundit të perandorit Julianus ishin "Pse më qëlloni, ç'të keqe kam bërë ? Cilin kam vrarë?" Por ishte vonë për përgjigje.

1495 – Eshtë dokumentuar se këtë ditë u distilua për herë të parë ‘Scotch Whisky’ (uiski skocez) nga pastori John Kor. Në gjuhën gaelik 'usku'; anglisht 'whisky', do të thotë 'ujë jete'. Sot Whisky prodhohet në shumë vende të botës, por që një 'uiski' të quhet 'scotch whisky' ai duhet të jetë prodhuar në Skoci ose nga skocezë (scotch).

1796 - Tenesi u bashkua me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shumë kohë para se të bëhej zyrtarisht shteti i 16-të, Tenesi kishte filluar fituar pseudonimin, Shtet Vullnetar, pasi një numër i madh vullnetarësh dolën nga ky territor për të luftuar në Revolucionin Amerikan. Kjo traditë vazhdoi gjatë luftës së vitit 1812, luftës meksikane dhe luftës civile. Kryeqyteti Nashville i shtetit Tennessee është kryeqendra botërore e muzikës 'country'.

1857 - Charles Baudelaire boton përmbledhjen poetike "Fleurs du mal" (Lulet e së Keqes). Poezitë e tij ishin të njohura kohë më parë, botuar në gazeta të ndryshme franceze. Libri u shtyp në disa mijëra kopje. Brenda një muaji, qeveria në Paris filloi sulmet kundër autorit dhe botuesit, duke thënë se libri përmbante poezi fyese e të pamoralshme për publikun. Në gusht 1857, Gjykata njohu vlerën letrare të poezive, por kërkoi që libri të ribotohej pa 6 poezi, që u cilësuan nga gjykatësi si të papërshtatshme moralisht. Por ky vendim shërbeu vetëm për të nxitur kërshërinë e lexuesve, dhe ndikoi në shtimin e shitjeve. Një nga 6 poezitë e ndaluara ishte edhe;

Lartësi
(shqipërim)

Mbi liqene, mbi lugina,
Maleve, pyjeve, reve, deteve,
Përtej diellit, përtej eterit,
Përtej kufijve të sferës së qiellit,
Shpirti çan me lehtësi,
Si notar mes valëve të larta
Udhën hap në hapësirën pakufi
Me gëzim të papërshkrueshëm.
Fluturon nga ky mjedis mbytës
Veten pastron mes ajrit qiellor,
Pi flakën eteriale të rajoneve të kthjellët
Si nektarin në banketin hyjnor.
Përtej dhembjeve dhe shqetësimeve
Që rëndojnë jetën dhe errësojnë vizionin tonë,
Lum ai që me krahë të fuqishëm
Ngrihet mbi këto fusha të ndritshme të qeta,
Ai, mendimet e të cilit si shqiponja
Mëngjeseve drejt qiellit arratiset
- Rri pezull mbi jetën dhe lehtë kupton
Gjuhën e luleve dhe gjërat pafolur!


1869 - Shpikësi amerikan Thomas Edison regjistron patentën për makinën e parë të votimit.

1879 - Napoleon Eugene, i fundit i dinastisë Bonaparte, u vra në Luftën anglo - zulu, 23 vjeç. Napoleon Eugene Louis Jean Joseph Bonaparte ishte fëmija i vetëm i perandorit Napoleon III të Francës. Pasi babai i tij u rrëzua nga froni në vitin 1870, Eugjeni u zhvendos në Angli. Me vdekjen e të atit, ai u shpall "Napoleon IV" nga fraksioni bonapartist. Në Angli ai mbaroi akademinë ushtarake, dhe në vitin 1879, shërbyer me forcat britanike në Afrikën e Jugut. Vdekja e tij e hershme preku bonopartistët në mbarë Evropën, pasi ai kishte qenë ishte shpresa e fundit serioze për restaurimin e dinastasisë Bonaparti në Francë.

1880 - Regjistrimi i popullsisë në SHBA; 50.155.783 banorë.

1908 - John Krohn fillon ecjen rreth perimetrit të Shteteve të Bashkuara. Udhëtimi zgjati 357 ditë, gjatë të citit Krohn eci 14. 523 km, prishi 11 palë këpucë, grisi 112 palë çorape, dhe konsumoi 5 rrota për karrocën e dorës ku ai mbante sendet e nevojëshme.

1980 - Fillon transmetimet televizioni CNN (Cable News Network) nga pronari amerikan i medias, Ted Turner, sipërmarrës e afarist. CNN u bë kanali i parë TV me 24-orë lajmeve. Aktualisht, ky rrjet transmeton nëpërmjet CNN International në mbi 212 vende dhe territore të botës.

Mendim i ditës
"Nëse jeta është lojë; paraja është për të shënuar rezultatin."
Ted Turner
XS
SM
MD
LG