Lidhje

Njësimi i programeve mësimore


Shqipëria dhe Kosova nënshkruan sot në Tiranë, nisjen e procesit të unifikimit të kurrikulave të sistemit arsimor parauniversitar, që do të nisë zbatimin që në shtatorin e ardhshëm.

Ministrat e arsimit të të dy vendeve, Lindita Nikolla dhe Ram Buja folën për një moment historik. Sipas ministres së Shqipërisë Nikolla, kjo marëveshje mundëson që një nxënës i Kosovës të mund të vazhdojë shkollën pa probleme në Shqipëri dhe anasjelltas.

Madje sipas saj, nxënësit e të dy vendeve mund të vazhdojnë arsimimin edhe në vendet e Bashkimit europian duke qenë se kjo kurrikulë e re është ajo zyrtare e vendeve të BE-së, tha ajo.

Me marrëveshjen e sotme Shqipëria do t’i përshtatet një sistemi parauniversitar 5+4+3, të cilin Kosova nga ana e saj e ka zbatuar prej kohësh. Marrëveshja parashikon që në fusha të caktuar të ketë edhe tekste të përbashkëta.

Ministri i arsimit i Kosovës Ramë Buja tha se nuk ka rëndësi se kush mori më shumë nga njëri tjetri. E rëndësishme është që u realizua një dicka e përbashkët e se Shqipëria e Kosova tanimë janë bashkë në fushën e dijes.
XS
SM
MD
LG