Lidhje

G7, thirrje Rusisë për dialog me qeverinë e re ukrainase

  • Luis Ramirez

Udhëheqësit e Grupit të Shtatëshes – shtatë demokracitë më të industrializuara, vlerësuan zgjedhjet e fundit në Ukrainë si mundësi për paqe dhe i bënë thirrje Rusisë të hapë dialog me qeverinë e re. Në të njëjtën kohë, presidenti Barack Obama iu bashkua udhëheqësve të tjerë në takimin e nivelit të lartë në Bruksel, duke premtuar sanksione të tjera kundër Rusisë nëse Moska nuk ndal ndërhyrjen e saj në Ukrainë.

Takimi i nivelit të lartë të G7 nxorri në pah dilemat me të cilat përballen qeveritë evropiane për të vendosur apo jo sanksione më të ashpra kundër Rusisë nëse ajo vazhdon të destabilizojë Ukrainën.

Të gjitha palët ranë dakord se Rusia duhet të ndryshojë sjelljen e saj dhe u bashkuan me idenë e kërcënimit me sanksione të reja që do të vinin në shënjestër sektorë të tërë të ekonomisë ruse.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin britanik David Cameron, Presidenti Obama tha se i kupton ato që i quajti pasoja të vërteta ekonomike mbi vendet që kanë lidhje të fuqishme tregëtare me Rusinë, por ai shtoi se këto pasoja duhet të vihen në peshë përkundrejt vlerave dhe parimeve që ka shkelur Rusia.

OBAMA ACT
“Zgjidhja është e qartë: Evropianët duhet qëndrojnë për parimet dhe idealet edhe në se kjo krijon ndonjë shqetësim ekonomik.”

Si presidenti amerikan edhe kryeministri britanik vlerësuan zgjedhjen e zotit Petro Poroshenko si president të Ukrainës dhe thanë se kjo është një mundësi e re për përpjekjet diplomatike me Rusinë.

Zoti Cameron foli hapur kur paralajmëroi Rusinë të veprojë shpejt për të riparuar marrëdhëniet me Ukrainën, nëse dëshiron të shmangë sanksione më të ashpra.

Cameron act
"Presidenti Putin duhet të pranojë zgjedhjen legjitime të presidentit Poroshenko. Ai duhet të ndalë kalimin e armatimeve përmes kufirit në Ukrainë dhe duhet të ndërpresë mbështetjen për grupet separatiste."

Qëllimi i presidentit Obama në këtë takim të G7s ishte të izolonte Rusinë dhe të nxiste më tej mbështetjen mes vendeve evropiano-perëndimore për sanksione më të ashpra në rast se kjo është e nevojshme.

Takimi ishte planifikuar fillimisht si një G-8 që do të mbahej në vendpushimin e Detit të Zi Soçi në Rusi, ku zoti Putin do të luante rolin e mikpritësit. Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, fuqitë ekonomike e anuluan ftesën për udhëheqësin rus dhe e zhvendosën takimin në Bruksel.

Gjatë kësaj vizite u bë e qartë se jo të gjithë udhëheqësit e G-7s dukeshin po aq të gatshëm sa zoti Obama për të izoluar zotin Putin. Presidenti rus dhe zoti Obama do të marrin pjesë në Francë të premten në përkujtimet me rastin e përvjetorit të zbarkimit aleat në Normadi, por nuk kanë plane për t'u takuar. Të tjerë udhëheqës të G-7-s, megjithatë, janë duke u takuar privatisht me zotin Putin.

Presidenti Obama shprehu optimizëm në përfundim të takimit të G-7s, se tensionet e rritura nga kriza në Ukrainë mund të ulen. Ai tha se shpreson që nuk do të duhet të zbatohen sanksione më të ashpra për shkak se zoti Putin – sipas fjalëve të Presidentit Obama – ka marrë disa vendime më të mira, duke iu referuar tërheqjes së pjesshme të trupave ruse nga zona kufitare me Ukrainën.

Presidenti francez François Hollande tha se ekziston mundësia që udhëheqësi rus të takohet me presidentin e zgjedhur të Ukrainës në ceremoninë që do të zhvillohet në Normandi të premten - duke u dhënë të dyja palëve një shans për të filluar riparimin e marrëdhënieve.
XS
SM
MD
LG