Lidhje

Talebanët përgjegjës për sulmin në Karaçi


Talebanët e Pakistanit morën përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës në aeroportin më të frekuentuar të Pakistanit, që shkaktoi vdekjen e 28 vetëve, përfshirë 10 persona të armatosur.

Ekstremistë të armatosur rëndë sulmuan aeroportin kryesor të Karaçit dje në Pakistan, duke rezultuar në një betejë pesë orëshe me policë dhe ushtarë që zgjati deri në orët e para të ditës së sotme.

Personat e armatosur, disa me uniforma ushtarake hynë duke hapur zjarr, para se të vriteshin nga policia ose të hidhnin veten në erë.

Disa pjesëtarë të forcave të sigurisë u vranë në këtë incident. Asnjë nga të vrarët nuk ishte pasagjer.
XS
SM
MD
LG