Vëzhguesit e Bashkimit Evropian thanë të hënën se procesi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë ishte i organizuar mirë dhe u zhvillua pa probleme të mëdha. Ata thanë se i tillë ishte procesi edhe në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, ndërsa tërhoqën vëmendjen se koha e shkurtër e përgatitjes së zgjedhjeve e kishte bërë procesin më sfidues. Mbi 30 mijë vëzhgues vendas e ndërkombëtarë ndoqën votimet e së dielës në Kosovë. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Leonat Shehu.