Lidhje

Zbulohet autoportreti i Rembrandtit


Britain Rembrandt
Britain Rembrandt
Provat shkencore kanë konfirmuar se një pikturë që i ishte dhuruar Fondit Kombëtar Britanik nga një përkrahës i pasur është një autoportret i Rembrandtit, me vlerë dhjetra miliona dollarë, tha kjo organizatë.

Portreti i artistit, me një kapele me një pendë të bardhë, mendohej për një kohë të gjatë se ishte vepër e një prej nxënësve të tij dhe ishte konsideruar si pikturë “në stilin” mjeshtrit holandez të shekullit të 17-ë.

Por vitin e kaluar eksperti kryesor i Rembrandtit, Ernst van de Wetering, e deklaroi atë një origjinal të tij.

Fondi Kombëtar tha se testet e bojës, firmës dhe korniza prej druri konfirmuan autenticitetin e potretit të pikturuar në vitin 1635 kur Rembrandti ishte 29 vjeç.
XS
SM
MD
LG