Lidhje

Rusia mosmarrëveshje me Ukrainën për gazin


Rusia paralajmëroi Ukrainën të mos e kundërshtojë ofertën e Moskës, e cila ka rënë dakort të ulë çmimin e gazit për Kievin me 20 përqind.

Presidenti Vladimir Putin tha sot se Ukraina mund t’i çojë negociatat drejt një rruge pa krye, në se kërkon një ulje më të madhe çmimi. Agjencitë ruse të lajmeve citojnë zotin Putin të ketë thënë se nëse Ukraina refuzon marrëveshjen, bisedimet do të shkonin në një nivel tjetër, diçka që sipas tij, Rusia nuk e dëshiron.

Kryemnistri ukrainas Arseny Yatsenyuk kishte thënë më pare ulja e çmimit me 100 dollarë për një mijë metra kub gaz nuk ishte e mjaftueshme për të rinovuar kontratën siç ka kërkuar Ukraina.

Rusia ka ofruar të ulë çmimin e gazit me 100 dollarë, duke e quajtur këtë ulje çmimi. Dua të deklaroj zyrtarisht se jemi të familiarizuar me kurthet ruse. Zbritja është caktuar nga qeveria Ruse dhe mund të anulohet po nga qeveria Ruse.
XS
SM
MD
LG