Lidhje

Forcat ukrainase rimarrin kontrollin e Mariupolit


Forcat ukrainase të sigurisë rimorën kontrollin e Mariupolit, një qytet port në rajonin e Donetskut që ka ndryshuar kontrollin disa herë.
Ministri i brendshëm Arsen Avakov tha se forcat ukrainase ngritën sot flamurin mbi bashkinë e qytetit. Sot paradite, ai tha se forcat e sigurisë kishin rrethuar qytetin e kontrolluar nga rebelët. Separatistët pro-rusë në Mariupol thanë se pesë anëtarë të grupit të tyre u vranë në luftime. Dje separatistët në qytetin e Donetsk thanë se një furgon i përdorur nga udhëheqësi rebel separatist Denis Pushilin shpërtheu në qendër të qytetit duke plagorus të paktën tre trupërojet e tij.
XS
SM
MD
LG