Lidhje

Lazarat, operacion kundër drogave


Sipas autoriteteve kundër policisë është hapur zjarr me mortaja dhe armë anti-tank.

Në Shqipëri, forcat policore po vazhdojnë të mbajnë nën kontroll hyrje-daljet në fshatin e Lazaratit, ku gjatë 24 orëve të fundit ka patur shkëmbime me armë zjarri mes policisë dhe një grupi të armatosur.

Fshati i Lazaratit njihet si një prej kultivuesve më të mëdhenj të marijuanës në Shqipëri.

Lazarat: Operacion policor anti drogë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:36 0:00

Në operacionin e policisë ishin angazhuar afër 500 forca, përfshi dhe njësitë speciale dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë.

Autoritetet bënë të ditur se gjatë operacionit në fshatin Lazarat u shkatërruan 7 parcela të mbjella me rreth 10 mijë bimë marijuane, që sipas autoriteteve i përkisnin shtetasit Gate Mahmutaj, i dënuar vite më parë me 22 vjet burgim, por i liruar në 2006 pas një faljeje të atëhershme të presidentit të Republikës.

Në një kapanon në periferi të fshatit, për të cilin policia thotë se i përket po Gate Mahmutajt, u gjetën rreth një mijë fidanë kubikë hashashi të gatshëm për kultivim, 6 fuçi me marijuanë të presuar, të cilave u ishte vënë zjarri, sipas autoriteteve për të eliminuar provat. Policia thotë se aty gjeti gëzhoja të shumta që dyshohet se u përkasin armëve me të cilat është hapur zjarr kundër saj.

Gjatë ditës së sotme u sulmua nga persona të armatosur një ekip i televizionit A! Report që kishte shkuar në Lazarat për të ndjekur ngjarjet. Drejtuesi i automjeti mbeti i lënduar dhe më pas mori ndihmë mjekësore në spital. Automjeti i ekipit televiziv është djegur plotësisht.

Autoritetet vazhdojnë operacionin për kapjen e personave, të cilët sulmuan me armë forcat e policisë, e që mendohet të jenë zhvendosur në brendësi të territorit të fshatit, si dhe për identifikimin dhe asgjesimin e sipërfaqeve të tjera të kultivuara me marijuanë.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, u bëri thirrje personave që kanë kundërshtuar me armë operacionin të dorëzohen.

Autoritetet nuk kanë ndalur deri tani ndonjë person si të dyshuar, ndërkohë që më herët kishin thënë, se gjatë natës së mbrëmshme ishin përdorur edhe armë të rënda, si mitralozë, anti-tank dhe mortaja, kundër policisë.

Situata vazhdon të jetë e tensionuar.
XS
SM
MD
LG