Lidhje

Korea e Veriut shton arsenalin


Një grup studimor amerikan thotë se arsenalit gjithnjë e më të avancuar të Koresë së Veriut i është shtuar një raketë e re e tipit kruz.

Instituti Amerikano-Korean në Universitetin Johns Hopkins e diktoi raketën e re në një video propagandistike të Koresë së Veriut.

Instituti thotë se raketa e re kruz është kopje e raketës ruse kundër anijeve Kh-35, e cila mund të lëshohet nga anijet, helikopterët ose nga toka.

Instituti tha se ka shumë të ngjarë që Pheniani ta ketë blerë raketën direkt nga Rusia.
XS
SM
MD
LG