Lidhje

KE përshëndet operacionet në Lazarat


Komisioni Evropian përshëndeti mbrëmë ndërhyrjen e policisë shqiptare në fshatin Lazarat duke folur për një “operacion të suksesshëm”. Sipas Komisionit “kjo tregon qartë vendosmërinë e Shqipërisë në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar”, thuhet në një deklaratë të shpërndarë në Tiranë, ndërsa nënvizohet se “sigurisht që lufta e Shqipërisë kundër drogës duhet intensifikuar më tej”.

Sipas Komisionit Evropian ky aksion “tregon se Shqipëria është në udhën e duhur, siç nënvizohet në raportin e qershorit të Komisionit”. Deklarata mbyllet duke theksuar se “ndjekja e menjëhershme dhe efektive nga ana e prokurorisë dhe gjykatave është esenciale”.
XS
SM
MD
LG