Lidhje

Irak: Vazhdojnë luftimet për rafinerinë


Forcat irakiane dhe militantët suni po vazhdojnë të luftojnë në qytetin Beiji, për kontrollin e rafinerisë në të madhe të naftës në vend.

Dëshmitarët njoftuan për zjarr në rafineri dhe thanë se mbi një prej ndërtesave ishte ngritur flamuri i zi i Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit.

Zyrtarët irakianë të sigurimit thanë se qeveria ende e ka nën kontroll rafinerinë, e cila ndodhet mes Bagdatit dhe Mosulit.

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë alternativat e mundshme për të ndihmuar Irakun të luftojë militantët që kanë marr nën kontroll qytete të rëndëshishme në veri dhe po kërcënojnë tani edhe kryeqytetin.

Shefi i shtatëmadhorisë amerikane, gjenerali Martin Dempsey tha dje se qeveria irakiane ka kërkuar ndihmë me sulme ajrore nga Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se qeveria irakiane, e udhëhequr nga shiitët, ka dështuar dhe se udhëheqësit nuk përmbushën angazhimet e tyre për të formuar një qeveri uniteti me sunitë dhe kurdët.
XS
SM
MD
LG