Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 20 qershor?

  • Astrit Lulushi

Attila the Hun

Attila the Hun

451 - Beteja në Chalons: Atila i hunëve ndeshte me romakët. Gjatë betejës, Attila tërhiqet pa shkak të dukshëm, duke bërë që romakët ta interpretonin si fitore të tyre. Por edhe shkaku i luftës ishte i çuditshëm; Në vitin 450, kontrolli Roman në Galici ishte dobësuar. Atila në aleancë me galët dhe ostrogotët përbënte kërcënim. Atë vit, Honoria, motra e perandorit Valentinian III, ofroi të martohej me Attilan me premtimin se do t’i jepte gjysmën e Perandorinë Romake perëndimore si pajë të saj. Attila pranoi, por kërkoi që vetë perandori ta sillte Honorian tek ai. Kjo kërkesë u hodh poshtë menjëherë dhe Attila filloi luftën. Pak muaj pas betejës në Chalons (sot Chalons-en-Champagne, Francë), Atila u kthye për të kërkuar Honorian dhe kur nuk ia dhanë, ai sulmoi dhe shkatërroi Italinë veriore.

1214 - Universiteti i Oksfordit merr statutin si shkollë e lartë. Okfordi ka edukuar shumë njerëz që do të bëheshin të shquar, duke përfshirë 27 laureatë Nobel, 26 kryeministra britanikë (më së fundi kryeministri David Cameron) dhe shumë krerë shtetesh të tjerë.

1631 – Irlandë; fshati irlandez Baltimore sulmohet nga piratët algjerianë, holandezë, dhe turq osmanë. Ata kapën të 108 kolonët anglezë dhe disa banorë vendas, i vunë në pranga dhe i shitën si skllevër në Afrikën e Veriut. Ekzistojnë teori komploti në lidhje këtë sulm. Është sugjeruar se fshtati u sulmua nga vetë irlandezët ose me dijeni a porosi të tyre për të penguar kolonizimin anglez të Irlandës, dhe se banorët irlandezë që u morrën rob u lane të lirë diku në Spanjë.

1652 - Tarhonku Ahmet Pasha emërohet Vezir i madh i Perandorisë Osmane. Lindur në Mat, Shqipëri e veriut, në fillim të shekullit të 17-të (Regents of nations, Peter Truhart, 1985), ai kishte qenë tregtar (tarhonk) përpara se t’i bashkohej administratës osmane. Tarhonku shërbeu si guvernator në Egjipt para se të arrinte pozitën e Vezirit të Madh apo kryevezir ose kryeministër në Stamboll. Gjatë qëndrimit në këtë post nën Sulltan Mehmetin IV (1648-1687), Tarhonku ndermorri ndryshime ekonomike dhe u përpoq të reformonte burokracinë osmane. Po reformat kërcënonin forcat konservatore në elitën osmane, të cilët siguruan ekzekutimin e tij më 21 mars 1653, pas përhapjes së thashethemeve se Torhanku kishte për qëllim rrëzimin e sulltanit.

1782 - Kongresi amerikan miraton Vulën e Madhe të Shteteve të Bashkuara, e cila mbizotërohet nga shqiponja krah-hapur, me një flamur, në njërën kthetër mban një degë ulliri, dhe në tjetrën 13 shigjeta dhe një pankartë ku lexohet “E PLURUBUS UNUM” (nga shumë një, me kuptimin; bashkimi bën fuqinë), Të dyja anët e vulës së madhe mund të shihen në kartmonedhën 1 dollarëshe.

1840 – Amerikani Samuel Morse merr patentë për shpikjen e telegrafit – ai kishte krijuar një gjuhë të unifikuar për të gjithë botën nëpërmjet kodit a alfabetit që u quajt Morse, ku cdo shkronjë ka kodin e vet me pika dhe vija, psh:
A = 1 pikë 2 vija
B = 1 vijë 3 pika
E dhe T kanë kodin më të shkurtër;
E = 1 pikë
T = 1 vijë
Numrat 1 dhe 0 kanë kodin më të gjatë
1 – 1 pikë 4 vija
0 = 5 vija


1877 - Alexander Graham Bell instalon shërbimin e parë telefonik me pagesë në botë, në Hamilton, Ontario, Kanada.

1940 - Lufta e Dytë Botërore: Italia fillon një pushtim të pasuksesshëm të Francës.

1942 - Holokausti: Polaku Kazimierz Piechowski dhe tre të tjerë, të veshur si ushtarë SS, marrin fshehurazi një makinë të rojeve SS dhe arratisen nga kampi i përqëndrimit Auschwitz. Piechowski u kthye në Poloni dhe bie në kontakt me forcat polake anti-naziste, që komunistët i shikonn si rivalë. Pas luftës, ai ndoqi Universitetin e Teknologjisë në Gdansk, por edhe dënohet me 10 vjet burg politik. Pas rënies së komunizmit, për Kazimierz Piechowskin janë realizuar disa filma dokumentarë mbi arratisjen e tij nga Aushvici me makinën e komadantit të kampit. Lindur më 1919, Piechowskin jeton në Gdanks (2014).

1945 - Sekretari amerikan i Shtetit miraton transferimin në Amerikë të
Wernher von Braun dhe ekipit të tij të shkencëtarëve nazistë të raketave.

1963 - I ashtuquajturi "telefoni i kuq" vendoset për komunikim të nivelit më të lartë midis Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara pas krizës së raketave kubane.

1973 - Masakra në Buenos Aires, Argjentinë. Snajperët hapin zjarr mbi peronistët e krahut të majtë. – të paktën 13 të vrarë dhe mbi 300 të plagosur.

1991 - Bundestagu gjerman voton për të lëvizur kryeqytetin nga Boni përsëri në Berlin. Boni kishte qenë de fakto kryeqytet i Republikës Federale Gjermane. Në njohje të kësaj, ish-kryeqyteti mban një lloj titulli të veçantë, atë të qyteti federal (Bundesstadt). Boni është vendlindja e kompozitorit Ludwig van Beethoven (1770). Bon rrjedh nga lashtësia dhe mban emrin e fisit gjermanik “Eburoni”

2009 – Greqi; Muzeu i Akropolit në Athinë hapet për publikun me rreth 4 mijë objekte antike në 14 mijë metra katrorë sipërfaqe.

Mendim i ditës
“Dobësia e sjelljes bëhet dobësi e karakterit”.
Albert Einstein
XS
SM
MD
LG