Lidhje

Asgjesohen mbi katër tonë marijuanë në Lazarat


Lazarat

Lazarat

Policia edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar veprimet në terren në Lazrat të Gjirokastrës duke ushtruar kontrolle në territoret e mbi 100 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit.
Policia tha se vetëm sot janë gjetur dhe asgjesuar rreth 4 ton e gjysem marijuanë dhe rreth 3mijë bimë narkotike .Policia ka gjetur 8 pako të dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës Lazaratit. Policia ka sekuestruar gjithashtu armë zjarri të kalibreve të ndryshme dhe municione
Policia flet se gjatë këtyre ditëve janë asgjësuar rreth 110 mijë bimë narkotike dhe mbi 35 ton marijuane .Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe 5 njësi artizanale të përpunimit të mariunës nga të cilët 3 për bimët narkotike dhe 2 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe sasi të konsiderueshme municionesh dhe armë.
XS
SM
MD
LG