Lidhje

Boshnjakët fajësojnë arbitrin për humbjen


Nigeria consiguió su primer triunfo en una Copa Mundial desde 1998.

Nigeria consiguió su primer triunfo en una Copa Mundial desde 1998.

Boshnjakët po fajësojnë arbitrin nga Zelanda e Re për humbjen e ekipit të tyre 1-0 ndaj Nigerisë.

Më shumë se 20,000 boshnjakë nënshkruan një peticion ku bëhet thirrje për heqjen e arbitrit Peter O'Leary.

Ata thonë se një fotografi e tregon atë duke festuar në fushë me një nga portjerët e ekipit nigerian.

Tashmë të skualifikuar, boshnjakët janë të zemëruar duke thënë se ata u tradhëtuan në arenën botërore.

Ata pretendojnë se arbitri O'Leary pa të drejtë e quajti lojtarin që shënoi golin e vetëm për Bosnjen në pozicion jashtë loje.

Ata thanë gjithashtu se arbitri u kushtoi atyre lojën duke dënuar kapitenin e ekipit në një moment të rëndësishëm ndërsa Nigeria ishte pranë golit të fitores.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG