Lidhje

SHBA, tkurret ekonomia


Ekonomia amerikane është tkurrur më shumë sesa mendohej fillimisht në pjesën e parë të vitit.

Raporti i sotëm nga Departamenti i Tregëtisë ve në dukje se ekonomia shënoi një rënie prej 2.9 për qind në muajt janar, shkurt dhe mars.

Shifra është shumë më e keqe se parashikimet dhe është rënia më e madhe e ekonomisë në pesë vite. Zyrtarët amerikanë i rishikojnë regullisht parashikimet ndërsa vijnë shifra më të plota nga aktivitetet ekonomike.

Ekonomistët fajësojnë motin e ftohtë të dimrit dhe shumë parashikonin që ky ishte një problem i përkohshëm.

Këshilltari i lartë për ekonominë në Shtëpinë e Bardhë, Jason Furman, tha se shifrat nga muajt prill dhe maj tregojnë se ekonomia është në rrugën e duhur për t’u rritur përsëri.

Megjithatë, një studim tjetër i publikuar sot shkon kundër kësaj prirjeje duke treguar se porositë për mallra industriale shënuan një rënie të papritur në muajin maj.

XS
SM
MD
LG