Lidhje

Shqipëria zyrtarisht kandidate për BE


Në Bruksel krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit europian miratuan sot vendimin për t’i dhënë Shqipërisë statusin kandidat. Tre ditë më parë, për këtë, kishin rënë dakort ministrat e jashtëm të BE-së.

Në fillim të muajit qershor, komisioni europian paraqiti një raport të vecantë për Shqipërinë, i cili njihte përparimet e bëra nga vendi lidhur me fushat parësore për të cilat shtetet anëtare kishin kërkuar më shumë kohë, dhjetorin e shkuar.

Bashkimi Europian kërkon që Shqipëria “të veprojë me vendosmëri ndaj të gjithë rekomandimeve të raportit të Komisionit dhe të intensifikojë përpjekjet e saj për të garantuar zbatimin e qëndrueshëm e gjthëpërfshirës të përparësive kyce, veçanërisht reformën e administratës publike dhe gjyqësorit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe politikat e antidiskriminimit, përfshirë pakicat dhe trajtimin e tyre të barabartë, dhe zbatimin e të drejtave të pronësisë”.

Në Shqipëri, që pas vendimit të ministrave të Jashtëm, të gjithë vlerësuan dhënien e statusit, për të cilin, katër herë me radhë, Brukseli ishte shprehur negativisht. Tani për Shqipërinë nis një jetër objektiv, akoma më i rëndësishëm, ai i hapjes së bisedimeve për anëtarësim.

XS
SM
MD
LG