Lidhje

Vazhdon zbulimi i drogës në Lazarat


Lazarat droga

Lazarat droga

Policia zbuloi sot sasi të mëdha të marijuanës në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, ndërkohë që si edhe në ditët e tjera, u gjetën edhe sasi të reja armësh dhe municionesh luftarake.

Policia tha se asgjësoi rreth 2 tonë marijuanë gjatë kontrolleve të ditës së sotme në brendësi të Lazaratit dhe sekuestroi armë automatike,fishekë dhe municione të tjera. Policia tha se arrestoi një banor të fshatit na banesën e të cilit u gjetën rreth 200 kilogramë marijuanë.

Sipas autoriteteve, deri tani janë arrestuar tridhjetë persona nga ky fshat, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Gjatë operacioneve të këtyre ditëve policia ka vijuar të shkatërrojë edhe sipërfaqe të mbjella me bimë marijuane.

Vlerësohet se rreth 135 mijë rrënjë janë shkatërruar përmes djegies nga forcat policore në operacioent që kanë përfshirë të gjitha zonat e Lazaratit. Policia ka deklaruar se nuk do ti ndalë operacionet deri në kontrollin e të gjithë zonave dhe banesave të dyshuara për kultivim dhe grumbullim të marijuanës. Policia po vijon hetimet dhe kerkimet edhe per nje grup te armatosur që per disa ditë kundershtoi me armë forcat policore duke qëlluar nga brendesia e fshatit.

XS
SM
MD
LG