Lidhje

Vrasja e Artan Santos - ende nuk dihen motivet ose autorët


Artan Santo
Artan Santo

Në Shqipëri u përcoll sot për në banesën e fundit një nga figurat e njohura të botës së biznesit, Artan Santo i cili mbeti dje i vrarë nga një atentat në qendër të Tiranësnga dy persona te maskuar.


Miq e të afërm të tij, si dhe drejtuesit më të lartë të shtetit dhe institucioneve shqiptare morën pjesë paradite në homazhet në kujtim të zotit Santo.

Sipërmarrësi, 58 vjeçar, ishte bashkëortak dhe drejtor i përgjithshëm i Credins Bank, një prej institucioneve të rëndësishme bankare në vend, i kontrolluar nga një grup biznesmenësh shqiptarë.

Zoti Santo ishte edhe botues. Ai ishte pronar i televizionit me profil financiar Scan, si dhe bashkortak i grupit mediatik Focus Group.

Për vrasjen e tij ende nuk ka të dhëna mbi motivet, ndonëse janë disa pista mbi të cilat po hetojnë policia dhe një grup i posaçëm i prokurorisë.

Dy atentatorët mësohet se kishin disa ditë që ndiqnin lëvizjet e zotit Santo. Deri tani janë shoqëruar persona të shumtë si dëshmitarë që mund të kenë informacione të vlefshme për hetimet.

Drejtori i Përgjithshëm i policisë Artan Didi dhe zëvendësi i tij, kanë qenë sot në një takim të gjatë mbi këtë ngjarj në policinë e Tiranës.

XS
SM
MD
LG