Lidhje

Juncker propozohet si President i KE


Candidate for the European Commission presidency Jean-Claude Juncker arrives at an European People's Party (EPP) meeting in Brussels, ahead of an informal dinner of EU leaders, May 27, 2014.

Candidate for the European Commission presidency Jean-Claude Juncker arrives at an European People's Party (EPP) meeting in Brussels, ahead of an informal dinner of EU leaders, May 27, 2014.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian emëruan ish kryeministrin e Luksemburgut Jean-Claude Juncker si kreun e ri të organizatës prej 28 vendesh.

Emërimi vjen pas disa javë përplasjesh politike për shkak të kundërshtimit të ashpër të Britanisë për kandidaturën e tij. Në takimin e sotëm të krerëve të shteteve të BE-së, u shkel tradita e deritanishme e emërimit të presidentit të Komisionit Evropian me konsensus, për shkak të kundërshtimit të kryeministrit britanik David Cameroon.

Kandidatura e zotit Juncker duhet të miratohet tani nga parlamenti evropian para se ai të fillojë detyrën e re pas disa muajsh, duke zëvendësuar presidentin e deritanishëm Manuel Barroso.

Ukraina nënshkruan marrëveshjen me BE

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko thotë se vendi i tij ka paguar "çmimin më të lartë të mundshëm" për të arritur qëllimin e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë me Bashkimin Europian. Ai e nënshkroi marrëveshjen sot gjatë një takimi të nivelit të lartë në Bruksel.

Marrëveshja e tregtisë me BE-në ishte në qendër të protestave politike që çuan në largimin e ish-Presidentit të Ukrainës Viktor Janukoviç disa muaj më parë dhe që u pasua me aneksimin nga Moska të gadishullit ukrainas të Krimesë. Konflikti u shndërrua në vdekjeprurës pas përleshjeve mes ushtarëve të Ukrainës dhe separatistëve pro-Rusisë në lindje të vendit.

Presidenti ukrainas Poroshenko e cilësoi marrëveshjen e arritur sot si të paguar me "çmimin më të lartë të mundshëm" nga Ukraina:

"Sigurisht të gjithë do të kishim dashur që marrëveshja të ishte nënshkruar në rrethana të ndryshme shumë më të rehatshme. Por agresioni i jashtëm me të cilin përballet Ukraina na jep një tjetër arsye të fortë për këtë hap të rëndësishëm. Duke nënshkruar këtë marrëveshje, Ukraina pranon angazhime të mëdha për reforma," tha Presidenti i Ukrainës.

Presidenti Poroshenko e quajti nënshkrimin "historik", pavarësisht reagimit negativ të Moskës. Zëvendës ministri i Jashtëm i Rusisë tha se ky hap i Ukrainës është "plot me pasoja të rënda."

Me përfundimin e parashikuar për sot të një armëpushimi zyrtar në Ukrainë, dëshmitarët thanë se mijëra ukrainas ishin rreshtuar mbrëmë vonë në një kalim kufitar me Rusinë, me makinat e tyre të mbushura me objekte personale, me shpresën për t’iu larguar dhunës në Ukrainën lindore.

XS
SM
MD
LG