Lidhje

Gjykata e Lartë: Feja dhe kontraceptivët


Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi që korporatat kanë të drejtë të respektojnë besimet fetare në vendet e punës dhe mund të refuzojnë t’u japin punonjëseve femra kontraceptivë që janë kundër besimit të tyre.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një sfidë për një pjesë të ligjit të ri të kujdesit shëndetësor që u kërkon punëdhënësve të mbulojnë shpenzimet e kontraceptivëve për gratë.

Në një vendim 5 me 4, gjykata tha se dy kompani në pronësi të të krishterëve konsevatorë që kundërshtojnë abortin nuk ka pse t'i mbulojnë shpenzimet për kontraceptivët.

Gjykata tha se nuk ishte në kompetencat e saj të thotë në se besimet fetare të pronarëve të bizneseve “janë të gabuara ose të paarsyeshme”.

Vendimi mbulon kompani në pronësi të vetëm pak njerëzve, ku nuk ka dallim të madh mes biznesit dhe pronarëve të tij.

XS
SM
MD
LG