Lidhje

Merret në pyetje ish-presidenti francez Sarkozy


Ish presidenti francez Nicolas Sarkozy është ndaluar nga hetuesit financiarë të cilët e kanë marrë në pyetje rreth informacioneve të brendshme që ai dyshohet se ka marrë për një hetim financiar të fushatës së tij.

Media franceze tha se është hera e parë që një ish president ndalohet për t’u marrë në pyetje.

Zoti Sarkozy u paraqit vetë sot në një stacion policie në rrethinat e Parisit. Hetimi përqëndrohet në faktin nëse zoti Sarkozi mori informacione të paligjshme mbi një çështje në hetim e sipër. Çështja ka të bëjë me kontributin e mundshëm të udhëheqësit të ndjerë libian Moammar Gadhafi për fushatën presidenciale të zotit Sarkozy në vitin 2007.

Hetuesit po bazohen në prova të mbledhura nga telefonatat e zotit Sarkozy.

Zoti Sarkozy ka mohuar se ka bërë ndonjë shkelje. Kjo është njëra prej disa çështjeve të ngritura kundër tij, që mund të ndikojnë në një kandidim të tij të mundshëm për t’u rikthyer në post. Pasi humbi ndaj presidentit të tanishëm François Hollande në vitin 2012, zoti Sarkozy ka lënë të kuptohet se mund të hyjë përsëri në garën presidenciale në të ardhmen.

XS
SM
MD
LG