Lidhje

SHBA festojnë Ditën e Pavarësisë


Presidenti amerikan Barack Obama bëri thirrje përsëri për reformë në emigracion sot, ndërsa uroi 25 qytetarë të rinj amerikanë në një ceremoni të posaçme betimi për shtetësinë në Shtëpinë e Bardhë, në ditën e pavarësisë.

Zoti Obama tha se qytetarët e rinj, të gjithë pjesëtarë të ushtrisë amerikane ose bashkëshortë të tyre, janë një kujtesë se Amerika “është dhe do të jetë gjithmonë një vend emigrantësh”.

Duke e quajtur sistemin aktual të imigracionit “të dështuar”, ai u angazhua se do të bëjë të gjitha përpjekjet për ta bërë sistemin më efektiv.

Komentet e Presidentit Obama vijnë ndërsa amerikanët festojnë përvjetorin e 238 të pavarësisë nga Britania me parada, piknike, fishekzjarre dhe koncerte.

Festimet e 4 korrikut në Uashington përfshijnë shfaqje që flasin për figurat historike të vendit, si Thomas Jefferson, Benjamin Franklin dhe John Adams, të cilët lexojë përpara publikut Deklaratën e Pavarësisë.

Në mbrëmje, në lëndinën e gjatë në qendër të Uashingtonit do të ketë një koncert me artistë të njohur si Frankie Valli dhe Patti Labelle. Pastaj do të hidhen fishekzjarre.

Por moti me shi mund t'ua prishë planet miliona amerikanëve ndërkohë që brigjet lindore kërcënohen nga uragani.

Për ironi, Deklarata e Pavarësisë u hartua nga një pronar skllevërish - 32-vjeçari Thomas Jefferson, i cili më vonë u bë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG