Lidhje

Putin, thirrje për marrëdhënie më të mira me SHBA


Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje për marrëdhënie më të mira mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, në një mesazh urimi dërguar Presidentit Barack Obama me rastin e 4 korrikut, ditës së pavarësisë së Amerikës.

Zoti Putin shprehu sot shpresën në mesazhin e tij se marrëdhëniet aktualisht të tensionuara mes dy vendeve do të zhvillohen mbi baza pragmatike dhe të barabartësh, pavarësisht nga mosmarrëveshjet.

Presidenti rus tha se dy vendet kanë një përgjegjësi të posaçme për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë ndërkombëtare dhe duhet të bashkëpunojnë në interes të gjithë botës. Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës kanë qenë në pikën më të ulët që pas Luftës së Ftohtë, nga momenti kur Rusia aneksoi Krimenë.

XS
SM
MD
LG