Lidhje

Syzet e shikimit si një formë arti


Për shumë njerëz, syzet janë një pjesë e domosdoshme e veshjes së tyre, por pronarja e një optike këtu në Uashington i konsideron ato dhe një formë arti. Ajo e konsideron fytyrën e klientëve si telajon e saj.

Këto mund të duken korniza të thjeshta syzesh shikimi. Por për June Mines syve, ato janë vepra arti që transformojnë fytyrat e shumë njerëzve që vijnë për të.

"Mund të gjesh dhe syze të tjera interesante, por këto këtu janë objekt bisede," thotë ajo.

Mines e ka drejtuar këtë biznes optik nga shtëpia e saj, nga makina si dhe duke udhëtuar, për pothuajse dy dekada. Klientët e saj thonë se ajo ka një stil të veçantë.

"Vij në dyqanin e June sepse ajo krijon syze të veçanta me të cilat kam rënë në dashuri," thotë Jawana Clark, një kliente.

Jawana Clark tashmë ka tashmë katër korniza të ndryshme syzesh prej këtu. Dhe sot ajo largohet me një tjetër palë. June Mines thotë se biznesi i saj është shtuar gjatë viteve, sepse ajo punon shumë që të përshtasë syzet për fytyrën e secilit klient.

"Mendoj se kur njerëzit vijnë këtu, ata marrin një shërbim të personalizuar e me cilësi. Unë udhëtoj duke kërkuar skelete syzesh unike që shumica e optikave nuk do t’i shisnin. Për këtë arsye dyqani im është si një galeri arti sepse unë gjej korniza që janë si vepra arti kur njerëzit i vendosin," thotë ajo.

Zonja Mines thotë se kohët e fundit, klientët e saj kanë qenë shumë të interesuar për stilin që ajo quan "geek chic".

"Geek chic është ai lloj syzesh të cilat i vëren para se të vësh re vetë personin. Gjithçka ka të bëjë me skeletin, si syzet e John Lennon. Shumë prej nesh i zgjedhim ato qëllimisht, sepse na pëlqen jashtë mase ai stil."

Stazhistet e Zërit të Amerikës nuk mund të përmbaheshin para syzeve geek chic. Dhe June Mines i ndihmoi me kënaqësi.

Por më pas ajo i drejtoi ato ngadalë drejt një stili… më të hijshëm.

June Mines thotë se gjëja që dëshiron më shumë është të jetë 100 për qind e lumtur. Dhe të bëjë të tjerët të lumtur, është pjesë e këtij procesi për të.

Dhe për ata që mund të duan të nisin biznesin e tyre të vogël, ajo thotë se duhet një durim që edhe ajo nuk e dinte që e kishte.

"Nuk ka vend për frikë. Mundesh ose të drejtosh biznesin tënd ose të kesh frikë. Nuk mund të kombinohen këto dy gjëra. Prandaj, në momentin kur unë rreshta së pasuri frikë dhe kisha besim në vetvete, biznesi im u rrit gjithnjë e më shumë."

XS
SM
MD
LG