Lidhje

Gjermania mund Francën 1:0 në çerekfinale


Gjermania mposhti Francën me rezultatin 1-0, në çerekfinalet e Kupës së Botës në Rio de Zhaneiro.

Në minutën e 13-të të pjesës së parë, mbrojtësi gjerman Mats Hummels kërceu mbi një mbrojtës francez dhe e dërgoi topin me kokë në rrjetë nga një distancë prej 10 metrash.

Franca e kishte mundur Gjermaninë në katër nga gjashtë ndeshjet e fundit mes tyre, por për herë të fundit ajo e fitoi Kupën e Botës në vitin 1998.

Gjermania bëhet ekipi i parë që arrin katër herë rresht në çerekfinalen e një kampionati botëror. Asnjë ekip gjerman nuk e ka fituar Kupën që nga viti 1990, kur titullin e mori ish-Gjermania Perëndimore.

Në Fortaleza, Kolumbia luan kundër Brazilit, pesë herë kampion. Kolumbia nuk e ka fituar asnjëherë Kupën dhe luan për herë të parë në një çerekfinale.

XS
SM
MD
LG