Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 5 korrik?

  • Astrit Lulushi

Bridge of Constantin

Bridge of Constantin

328 - Hapet zyrtarisht Ura e Konstandinit e ndërtuar mbi Danub midis Korabit, Rumani dhe Gigen, Bullgari, nga arkitekti romak Theophilus Patricius. Ura, kryesisht prej druri, u përurua në praninë e perandorit Konstandini i Madh. Me një gjatësi prej 2437 metrash, Ura e Konstandinit është konsideruar si ura e lashtë më e gjatë në botë, dhe një nga urat më të gjata në të gjitha kohërat që lidh dy brigjet e një lumi. Ura mbeti në përdorim për katër dekada, pastaj nuk përmendet më. Përpjekjet për të gjetur vendodhjen e urës filluan në shekullin e 17-të, dhe u ndërprenë për të rifilluar në fund të shekullit të 19-të. Në vitin 1934, Dumitru Tudor botoi veprën e parë të plotë, duke përcaktuar vendin e saktë të saj.

1295 - Skocia dhe Franca formojnë një aleancë kundër Anglisë. Kushtet e traktatit përcaktonin se nëse një prej dy vendeve sulmohej nga Anglia, vendi tjetër do të pushtonte territorin angleze. Në 1429, skocezët i shkuan në ndihmë Zhan D'Arkës në betejën e famshme të Orleanit ndërsa Anglia kishte pushtuar Francën.

1610 - John Guy niset për lundrim nga Bristol i Anglisë me 39 emigrantë për në ishullin Newfoundland, afër Kanadasë, ku krijoi një koloni. Guy u kthye në Angli në prill 1613 për të mbledhur ndihma për koloninë e re, por pa sukses; pas kësaj ai u dha pas tregëtisë e politikës, dhe nuk u kthye më në Newfoundland. Emri zyrtar i ishullit ishte "Newfoundland" deri në vitin 2001, kur ndryshoi në "Newfoundland & Labrador"

1687 - Shkencëtari Isak Njuton boton "Philosophiae Naturalis Principia Mathematica". Në vitin 1747, fizikani francez Alexis Clairaut e vlerësoi veprën e Njutonit si fillimin e epokës së një revolucioni të madh në fizikë që nxorri në dritë matematikën, shkencë e cila deri atëherë kishte mbetur vetëm hipotetike.

1934 - "E enjtja e Përgjakshme" - Policia hap zjarr mbi marinarët në San Francisko, të cilët ishin hedhur në grevë prej 83 ditësh - ata kërkonin sindikalizmin e gjitha porteve të bregut perëndimor të Shteteve të Bashkuara.

1943 - Lufta e Dytë Botërore: Flota aleate fillon pushtimin e Sicilisë; ndërkohë që forcat gjermane fillojnë një ofensivë masive kundër Bashkimit Sovjetik në betejën e Kurskut, e njohur gjithashtu e njohur si Operacioni Citadel.

1946 - Bikinit dalin për herë të parë në shitje menjëherë pas një sfilate të modës në pishinën Molitor në Paris, Francë. Shumë vende perëndimore i shpallën ato të paligjshme, ndërsa Vatikani i futi në listen e mëkateve. Bikinit filluan të popullarizohen nga yjet aktore si Brigitte Bardot dhe Ursula Andress dhe nga mesi i viteve 1960 u bënë të zakonshme në plazhe. Stilisti francez Louis Reard, që krijoi këtë veshje, i quajti "bikini", duke marrë emrin nga ishulli Bikini në Oqeanin Paqësor; katër ditë më parë, më 1 korrik 1946, Shtetet e Bashkuara kishin kryer provën e parë bërthamore në ishullin Bikini. Reard shpresoi se duke përdorur emrin “bikini”, do të shkaktonte të njëjtin shpërthim edhe në fushën kulturore.

1950 - Knesseti (Parlamenti izraelit) miraton Ligjin e Kthimit, që u jep të gjithë hebrenjve të drejtën të emigrojnë në Izrael.

1954 - BBC (British Broadcasting Corporation) transmeton buletinin e saj të parë të lajmeve televizive.

1971 - E drejta e votës: amendamenti njëzet e gjashtë i Kushtetutës së Shtetet e Bashkuara për uljen e moshës së votimit nga 21-18 vjeç vërtetohet zyrtarisht nga presidenti Richard Nixon.

2012 - Londër, Angli; Kryehet përurimi i ‘Shard of Glass’ - ndërtesa më e lartë në Evropë, afërsisht 310 metra e lartë; ndërtimi kishte filluar në mars 2009; përfundoi në mars 2012, u përurua në korrik 2012, dhe u hap për publikun më 1 shkurt 2013

Mendim i ditës
"Ajo që dimë është një pikë, ajo që nuk dimë është oqean. "
Isak Njuton

XS
SM
MD
LG