Lidhje

Kupa e Botës dhe të varfërit


Mijëra tifozë të futbollit nga e gjithë bota janë duke shijuar Brazilin, me plazhet e tij të bukura, motin tropikal dhe festa kudo. Por, pas këtyre argëtimeve, ka disa lagje ku turistët nuk shkojnë thuajse kurrë dhe ku njerëzit nuk festojnë. Gesell Tobias i Zërit të Amerikës na ka dërguar këtë kronikë nga San Paulo.

Ata luajnë në rrugë, në vende që turistët vizitojnë vetëm kur humbasin.

Ato janë familje që flenë në rrugë dhe jetojnë aty.

Vendi i tyre është mikëpritës i një prej ngjarjeve më të mëdha sportive në botë – por ata dinë pak apo asgjë për Kupën e Botës .

Sipas Ministrisë për Zhvillimin Social dhe Luftën kundër Urisë, më shumë se 10 mijë njerëz jetojnë në rrugët e San Paolos.

Ky është qyteti më i madh dhe më i rëndësishmi ekonomikisht për Brazilin, por edhe më i shtrenjti, edhe kur krahasohet me Londrën apo Nju Jorkun.

Ata më me fat kanë tenda, zakonisht të dhuruara nga organizatat civile. Ata që nuk kanë, mbulohen me gjithçka që gjejnë për të mbrojtur veten nga temperaturat 15 gradë Celsius gjatë natës.

Nga katedralja metropolitan e Sãn Paulos, Papa Françesku u lut për të varfërit dhe të pastrehët ndërsa foli ashpër kundër korrupsionit.

Një vit pas vizitës së tij, numri i të pastrehëve është rritur.

Qyteti i San Paolos u themelua këtu, vendi ku tani ndodhet kisha Patio do Colégio Padre Anchieta. Sheshi është shtëpi për dhjetra të pastrehë. Kështu, kjo fushë futbolli është ëndrra e shumë fëmijëve që një ditë të bëhen lojtarët yje të Brazilit.

Ndërsa luan “berimbau,” një instrument me origjinë afrikane, Edson Miranda këndon. Kënga flet për shpresë, për Jezusin që bekon artin marcial brazilian të kapoeiras dhe për shpresën se ditë më të mira janë në horizont.

XS
SM
MD
LG