Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 9 korrik?

  • Astrit Lulushi

U.S. Constituion

U.S. Constituion

1776 – Për herë të parë George Washington urdhëron që Deklarata e Pavarësisë të lexohet me zë të lartë para anëtarëve të Ushtrisë Kontinentale në New York: Kushtetuta fillon me kë to fjalë: “Ne, populli i Shteteve të Bashkuara, me qëllim që të krijojmë një bashkim më të përkryer….”

1789 – Asambleja Kombëtare e Frances rimblidhet në Versajë për përgatitjen e kushtetutës. Me këtë rast zyrtarët propozuan ndryshimin e emrit nga Versaja në Berceau-de-la-Liberte ("Djepi i Lirisë"), por u tërhoqën kur u përballen me kundërshtimet e shumicës së banorëve. Përmendja më e hershme e emrit Versajë është në një dokument të vitit 1038 mbi fshatin Versajë. Në 1575, fshati u ble nga fiorentinasi Albert de Gondi, i cili ftoi mbretin Luigj XIII për gjueti në pyjet përreth. Mbreti u kënaq dhe urdhëroi ndërtimin e një shtëpie gjuetie në vitin 1624. Tetë vjet më vonë, ai e mori Versajën nga familja Gondi dhe ndërtoi pallatin, të cilin mbreti pasardhës, Luigj XIV do ta shndëronte në një nga pallatet më të mëdhenj në botë.

1793 – Kanadaja e sipërme miraton Aktin Kundër Skllavërisë, dhe ndalon importimin e skllevërve në Kanadanë e poshtme.

1810 – Napoleoni anekson e Mbretërinë e Holandës duke e bërë atë pjesë të Perandorisë së Parë franceze. Mbretëria e Holandës ishte jetëshkurtër, si pasojë e rënies së Napoleonit, por ky status shërbeu si precedencë për një Holande të bashkuar, duke lehtësuar shpalljen e monarkisë me të drejta të plota.

1811 – Eksploruesi britanik David Thompson vendon një shenjë në bashkimin e lumenjve Columbia dhe Snake (në shtetin e tanishëm Uashington, SHBA), duke e shpallur territorin pjesë të Britanisë.

1816 - Argentina shpall pavarësinë nga Spanja. Kolonizimi spanjoll i rajonit kishte filluar në 1512. Pavarësia u pasua nga një luftë civile deri më 1861, e cila përfundoi me riorganizimin e vendit si federatë me Buenos Aires kryeqytet. Prej atëherë, ndërsa valët e emigracionit masiv evropian ndryshuan rrënjësisht kulturën dhe demografive e saj, Argjentina ka gëzuar një rritje historikisht pothuajse-pashembullt në begati: në fillim të shekullit 20-të, Argjentina renditej vendi i shtatë më i zhvilluar në botë. Pas 1930s, edhe pse mbeti mes 15 vendeve më të pasura deri në mesin e shekullit, Argjentina ra në paqëndrueshmërinë politike dhe krizë ekonomike, që u bënë pengesë për zhvillim.

1821 - 470 qipriotë të shquar duke përfshirë kryepeshkopin Kyprianos u ekzekutuan në përgjigje të ndihmës qipriote në Luftën greke për pavarësi nga perandoria osmane.

1850 – Profeti persian Bab ekzekutohet në Tabriz, Persi. Në mëngjesin e 9 korrikut, Bab u dërgua në oborrin e kazermës në të cilën ai ishte duke u mbajtur, ku mijëra njerëz ishin mbledhur për të parë ekzekutimin e tij. Bab u vendos i lidhur përballë një skuadre pushkatimi. Sipas raporteve të shumta të dëshmitarëve, duke përfshirë edhe ato të diplomatëve perëndimorë, kur urdhëri për zjarr u dha, sheshi u mbush me tymin e pushkëve. Kur tymi u shpërnda, Bab nuk ishte në oborr; plumbat me sa duket kishte prerë litarët që e mbanin lidhur. U bë një rrëmujë e madhe, shumë veta nga turma besimtare thane se Babi u ngrit në qiell apo thjesht u zhduk. Por ushtarët më pas e gjetën atë në një pjesë tjetër të kazermave, krejtësisht të padëmtuar, dhe e vranë. Në traditën Babi-Bahai, dështimi i skuadrës së pushkatimit për të vrarë Babin besohet të ketë qenë mrekulli.

1868 – Ratifikohet Amendamenti i 14-të i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara për garantimin e shtetësisë së plotë për të gjithë afrikano amerikanët.

1875 - Fillon kryengritja e Hercegovinës kundër sundimit osman, e cila do të zgjasë deri në vitin 1878 dhe do të ketë pasoja me ndikim të gjerë në të gjithë Ballkanin.

1900 – Në një ditë korriku, vdiq Jani Vreto (lindur më 1822) shkrimtar, botues dhe figurë e rëndësishme e zgjimit kombëtar (cilësuar si Guttenbergu shqiptar). Ishte nga Postenani, fshat pranë Leskovikut në Shqipërinë e jugut; mori mësimet e para greqisht dhe shqip nga Nikolla Ikonomi. Pastaj shkoi në gjimnazin Zosimea ku u njoh me shumë atdhetarë. Më 1879 themelon në Stamboll shoqatën e botimeve shqipe; përndiqet nga perandoria osmane dhe vendoset në Bukuresht, ku krijon shtypshkronjën e parë shqipe, duke bërë në fushën e shqipes atë që Guttenbergu kishte bërë rreth 400 vjet më pare në fushën e kulturës evropiane - përhapjen e dijes në një mënyrë të re e shumë më të efektshme.

1903 - Diktatori i ardhshëm sovjetik Joseph Stalin dënohet me 3 vjet internim në Siberi.

1922 - Johnny Weissmuller noton 100 metra stil të lirë në 58.6 sekonda, duke thyer rekordin botëror dhe 'kufirin 1 minutë' në këtë lloj gare noti.

1955 - Manifesti Russell-Einstein shpallet në një conference shtypi nga Bertrand Russell në Londër, Angli. Manifesti nënvizoi rreziqet e paraqitura nga armët bërthamore dhe u bëri thirrje udhëheqësve për zgjidhje paqësore të konflikteve ndërkombëtare. Manifesit ishte nënshkruar nga 11 intelektualë dhe shkencëtarë të njohur, përfshi Albert Einstein, i cili e kishte nënshkruar atë vetëm disa ditë para vdekjes më 18 prill 1955.

1979 - Një makinë bombë shkatërron makinën Renault pronë e "gjuetarëve nazistë" Serge dhe Beate Klarsfeld në shtëpinë e tyre në Francë. Një shënim në vendin e ngjarjes thoshte se përgjegjësinë për sulmin e merrte ODESSA, akronim gjermanisht për Organisation der Ehemaligen SS-Angehörigen. Qëllimi i organizatës ishte krijimi i mundësive të arratisjes së anëtarëve SS për të shmangur kapjen dhe ndjekjen penale për krime të luftës. Shumica e tyre u ndihmuan nga ODESSA të vendoseshin me dokumente false në Amerikën e Jugut dhe Lindjen e Mesme

Mendim i ditës
“Njerëzit janë bërë vegla të veglave të tyre”.
Henry David Thoreau

XS
SM
MD
LG