Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 10 korrik?

  • Astrit Lulushi

Battle of Dyrrhachium

Battle of Dyrrhachium

48 pes - Beteja e Dyrrhachium: Jul Cezari mezi i shmanget një humbjeje katastrofike, ndërsa kundërshtari i tij, Pompey, tërhiqet në Maqedoni. Pompey urdhëroi ndaljen e sulmit dhe largohet, duke besuar se Cezari ishte thyer përfundimisht. Plutarku shkruan në 'Jetët Paralele', se "Cezari u shpreh për atë betejë duke thënë: Sot fitorja do të ishte e armikut, nëse ndonjë prej tyre do të ndodhej për ta marrë atë". Gjithashtu, Cezari ishte shkaku që emri Epidamus u ndërrua në Dyrrhacium; Barthold Georg Niebuhr (1776-1831) i referohet një tradite të lashtë sipas së cilës, emri i qytetit Epidamnus u shndërrua Dyrrhachium (Durrës) me vendim të senatit romak, pas një kërkese të Cezarit i cili argumentoi se kur legjioneve romake t’u jepej urdhëri për të marre qytetin Epidamnus, ai donte që ata ta pushtonin dhe jo të tërhiqeshin. Qezari shqetësohej se urdhëri mund të kuptohej gabim, pasi Epidamnus ngjasonte me latinishten “damnum” që do të thotë “humbje”. Në këtë rast, për lehtësi komunikimi me trupat, romakët parapëlqyen emrin “Dyrrhachium”, siç quhej qyteti nga vendasit ilirë.

988 - Mbreti i norsëve Glun Iarainn njeh Mael Sechnaill II, si mbret të Irlandës. Kjo është konsideruar të jetë data e themelimit të qytetit të Dublinit. Gjithësesi, ku vendbanim është i lashtë; gjeografi Ptolemeut rreth vitit 140 e shënon atë me emrin 'Eblana'. Të tjerë thonë se Dublin vjen nga një irlandishte e vjetër për "pellg a ujë i turbullt apo i ndotur".

1040 – Angli; Lady Godiva kalon lakuriq me kalë nëpër Coventry, sipas legjendës, për të detyruar burrin e saj, Lordi e Mercias, për të ulur taksat.

1212 - Londra preket nga një prej zjarreve më të mëdhenj në historinë e saj; thuajse gjithë qyteti digjet. Londra ka pësuar shumë herë djegie; ekzistojnë prova se zjarri më i herëshëm i madh ndodhi në vitin 60, gjatë revoltës së udhëhequr nga Mbretëreshës Boudica, forcat e së cilës dogjën plotëtisht qytetin atëherë i njohur si Londinium.

1778 - Luigji XVI i Francës i shpall luftë Mbretërisë së Britanisë së Madhe, për t’i ardhur në ndihmë Revolucionit Amerikan.

1821 - Shtetet e Bashkuara marrin në dorëzim territorin e Floridës që sapo e kishin blerë nga Spanja.

1913 – Lugina e Vdekjes, Kaliforni, godidet nga një temperaturë prej 57 gradë Celsius - temperatura më e lartë e regjistruar në Shtetet e Bashkuara.

1925 - Meher Baba fillon heshtjen e tij, duke komunikuar për 44 vjet vetëm me shenja dhe gjeste. Pasuesit e tij e vëzhgojnë këtë datë si Ditën e Heshtjes në përkujtim të tij. Meher Baba (1894 - 1969), mësues shpirtëror indian, thoshte se ishte Avatar (Perëndi në formë njerëzore). Kënga e vitit 1988 "Don't Worrie, Be Happy" nga Bobby McFerrin është frymëzuar nga një thënie popullore e Meher Babës.

1977 - Aleksandr Zagirnyak dhe Gennadi Sheludko rrëmbejnë një aeroplan Tupolev Tu-134 në rrugën nga Petrozavodsk në Leningrad dhe përpiqen ta detyrojnë pilotin që të fluturojë për në Suedi. Por aeroplani u ul në Helsinki, Finlandë, ku të nesërmen rrëmbyesit dorëzohen dhe kthehen në Bashkimin Sovjetik.

1997 - Në Londër shkencëtarët shpallën gjetjet e tyre gjatë analizës së ADN-së të një skeleti të Neandertalit që mbështesin "Teorinë e Afrikës" mbi evolucionin e njeriut, duke vendosur një "Evë afrikane" 100.000 deri në 200.000 vjet më parë.

2008 - Ish ministri i Brendshëm maqedonas Ljube Boshkoski lirohet nga të gjitha akuzat për krime lufte nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara.

Mendim i ditës
"Ata që dinë nuk flasin. Ata që flasin nuk dinë."
Lao Tzu

XS
SM
MD
LG